Pas lajmit të rrejshëm në rrjete sociale se në Gjilan është lajmëruar një rast me koronavirus, ka reaguar kreu i kësaj Komune, Lutfi Haziri, duke e demantuar këtë.
“Është lajm i rrejshëm. Në Gjilan nuk ka asnjë rast që është lajmëruar me koronavirus. Ne jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm të gjitha institucionet në nivel lokal dhe qendror, që përfshihet MASHT, IKSHP, Hidromorava dhe të gjitha institucionet tjera. Po e zbatojmë planin për preventivë sipas rekomandimeve”, ka thënë Haziri.
Ai ka ftuar organet e drejtësisë që ta hetojnë këtë rast që ka shkaktuar panik te qytetarët, në mënyrë që të parandalohen në të ardhmen.