Sapo ka filluar dezinfektimi i autobusëve urban të kryeqytetit.
Me urdhër të komunës së Prishtinës janë duke u dezinfektuar 51 autobusë, njofton Klan Kosova.
Kujtojmë se Kosova ende nuk ka ndonjë rast pozitiv me koronavirus, mirëpo Organizata Botërore e Shëndetit ka shpallur virusin si pandemi.
Janë marrë masat parandaluese për COVID19. Nga sot janë mbyllur përkohësisht Qendrat për të Moshuarit për shkak të rrezikut më të lartë nga virusi për të moshuarit. Sonte ka filluar dezinfektimi e autobusëve të Trafikut Urban./InLajmi/