Senatori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, David Perdue ka konfirmuar rrezikun që Kosova mund ta ketë këtyre ditëve.
Perdue në një shkrim të bërë në rrjetin social Twitter, ka shkruar se për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, nëse Kosova nuk është e përkushtuar për paqe, atëherë SHBA-ja duhet rishqyrtuar prezencën ushtarake në Kosovë.
“Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Tani, me progresin e bërë historik, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe të shfuqizojë të gjitha detyrat e vendosura ndaj Serbisë. Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqe, atëherë SHBA duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje”, ka shkruar ai.
https://twitter.com/sendavidperdue/status/1237198479056830467?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1237198479056830467&ref_url=https%3A%2F%2Finsajderi.com%2Fsenatori-perdue-e-konfirmon-rreziku-per-terheqjen-e-trupave-amerikane-nga-kosova%2F