• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 27 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Mosmarrëveshje mes BE-së dhe Erdoganit

J G nga J G
10 March 2020
në Bota
0 0
0
Mosmarrëveshje mes BE-së dhe Erdoganit
0
SHPERNDARJE
13
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti turk kërkon më shumë solidaritet prej NATO-s. Ndërsa mes tij dhe BE-së ka mosmarrëveshje. Presidentja e Komisionit të BE-së, tha se ndodhemi në një dilemë, por marrëveshja për refugjatët është e vlefshme.

Situata në Idlib është kërcënuese për të gjithë Europën, tha presidenti turk Rexhep Taip Erdogan pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg. SIpas tij, askush nuk mund të qendrojë indiferent përballë krizës humanitare që po ndodh atje. Turqia ka bërë më shumë se çdo vend tjetër i NATO-s, dhe për këtë arsye ne „presim solidaritet”.

Një Erdogan i vetëdijshëm takoi një përfaqësues të NATO-s krejtësisht të ftohtë, i cili premtoi, se do të mendojë për mbështetje të mëtejshme. Por njëkohësisht Stoltenberg i kërkoi Turqisë, që të kontribuojë për një zgjidhje afatgjatë në Siri, duke e kujtuar atë, se ai nuk ka bërë aspak miq në NATO me blerjen e sistemeve të raketave ruse.

Përpara se Erdogan të vazhdonte rrugën për në BE, ai siguroi në mënyrë verbale qeverinë greke: “Eshtë iracionale dhe pakujdesi, që aleatët dhe fqinjët tregojnë ndaj Turqisë dhe e bëjnë atë përgjegjëse për migracionin ilegal”. E më pas bisedimet me presidentin e Këshillit të BE-së Charles Michel dhe kryetaren e Komisionit Ursula von der Leyen nuk ecën mbarë për Erdoganin. Ai u largua nga takimi pa asnjë koment, duke mos u dhënë gazetarëve që prisnin asnjë version të tijin për rezultatin e bisedimeve. Kësisoj i mbeti kryesisë së BE-së, që të përdorë formulat diplomatike në deklarimet për shtypin. “Pati shkëmbim mendimesh, se si duhet interpretuar marrëveshja për refugjatët, dhe si e shohin këtë palët…Ne shkëmbyem mendimet e ndryshme që kemi lidhur me të”, deklaroi Charles Michel. Ishte një takim i rëndësishëm, po lëvizim në drejtimin e duhur – por ka ende shumë punë. Pra thënë më shkoqur, pozicionet pas bisedimeve janë po aq larg sa edhe para tyre dhe nuk ka pasur afrim qendrimesh.

Mosmarrëveshjet mes Turqisë dhe BE

Erdogani prej kohësh pretendon, që BE-ja nuk e ka përmbushur pjesën e vet të marrëveshjes së 2016 dhe nuk i ka paguar miliarda eurot e premtuara. Në të kundërt BE thotë, se paratë janë lëvruar ose janë përcaktuar për projektet për refugjatët sirianë në Turqi si për ndërtimin e spitaleve e shkollave. Tani kryediplomati i BE-së Josep Borrell u ngarkua të takohet me ministrin e Jashtëm turk Mevlüt Cavusoglu, për të zgjidhur mosmarrëveshjet. Duhen krahasuar faktet, tha Michel, duke shtuar se shpreson për çtensionimin e situatës. Një gjë është e qartë që palët nuk kanë avancuar.

Edhe deklarimi i kryekomisioneres Ursula von der Leyen nuk ishte me tone shpresëdhënëse: “Kemi biseduar hapur dhe kemi mendime të ndryshme”, tha presidentja e Komisionit. Tani duhet të gjejmë një rrugë përpara dhe të përcakojmë, se çfarë mungon prej marrëveshjes së vitit 2016. “Marrëveshja është e vlefshme”, ritheksoi ajo. Linja e be-së është e qartë: Nuk do t’i ushtrohet presion, as duke përdorur refugjatët si armë politike. Erdogani duhet të përmbushë pjesën e tij të marrëveshjes dhe pastaj mund të rinegociojmë. Bëhet fjalë për reciprocitet, shtoi von der Leyen. BE nuk do të japë fonde shtesë nëse Erdogani nuk bashkëpunon për çështjen e refugjatëve. Të zbatosh marrëveshjen nënkupton, që edhe Turqia duhet të përmbushë detyrimet e saj.

Nuk dihen kërkesat e Erdoganit – ai heshti

Von der Leyen nuk iu përgjigj pyetjes, se çfarë kërkon Erdogani. Por dihet, që ai prej kohësh kërkon më shumë para prej BE-së. Presidentja e Komisionit nuk pranoi qysh para takimit që të bisedohej për shifra: „Ne nuk bisedojmë për shifra”, tha presidentja e Komisionit. Megjithatë Komisioni i BE-së do të jetë i gatshëm të mbështesë me 500 milionë euro shtesë refugjatët sirianë në Turqi. Por disa vende anëtare si Franca dhe Austria janë kundër. Ata nuk pranojnë që të lëshohet pe nga presioni i ushtruar. Në fundjavë Erdogani e ashpërsoi retorikën dhe i kërkoi Greqisë në një fjalim, që të hapë kufijtë dhe t’i lerë refugjatët të kalojnë. Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen tha në Bruksel, se: “Kufijtë e jashtëm të BE-së janë të mbyllur dhe do të mbeten të mbyllur”. Deri tani përpjekjet e Erdoganit për presion ndaj BE-së nuk kanë pasur sukses, shkruan DW.

Si shenjë e vullnetit të mirë në fundjavë Erdogani vendosi kontrollet detare për të penguar kalimit përmes Egjeut drejt Greqisë, po ashtu edhe në kufirin greko-turk ndërkohë situata është qetësuar paksa.

Tags: BEErdoganMarreveshjeTurqia
Postimi i mëparshëm

Koronavirusi, fotografi të rezultatit pas pastrimit të duarve

Postimi tjetër

Serbi, konfirmohen katër raste me koronavirus

Të ngjajshme Postime

Tensione të ashpra prej disa ditësh, Trump: Kamboxhia dhe Tajlanda bien dakord për bisedime pas luftimeve kufitare
Bota

Tensione të ashpra prej disa ditësh, Trump: Kamboxhia dhe Tajlanda bien dakord për bisedime pas luftimeve kufitare

27 July 2025
“S’ka rëndësi çka thotë ai”, Trump shpërfill Macronin për çështjen e Palestinës
Bota

“S’ka rëndësi çka thotë ai”, Trump shpërfill Macronin për çështjen e Palestinës

25 July 2025
Maratona e Pogradecit/ Policia publikon planin e masave, rrugët që do të bllokohen
Bota

Maratona e Pogradecit/ Policia publikon planin e masave, rrugët që do të bllokohen

25 July 2025
Ministri izraelit: Po nxitojmë në pastrimin e Gazës, ajo do të jetë hebraike
Bota

Ministri izraelit: Po nxitojmë në pastrimin e Gazës, ajo do të jetë hebraike

25 July 2025
Mediat izraelite: Një grua 70-vjeçare u përpoq të vriste Netanyahun me një mjet shpërthyes
Bota

Mediat izraelite: Një grua 70-vjeçare u përpoq të vriste Netanyahun me një mjet shpërthyes

23 July 2025
Itali, 6 të vdekur nga vala e të nxehtit që ka goditur pjesën jugore të vendit
Bota

Itali, 6 të vdekur nga vala e të nxehtit që ka goditur pjesën jugore të vendit

23 July 2025
Postimi tjetër
Serbi, konfirmohen katër raste me koronavirus

Serbi, konfirmohen katër raste me koronavirus

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 27 korrik ndër vite?!

27 July 2025
Gjizë me hudhra dhe vaj ulliri – Mrekulli për shijen dhe shëndetin

Gjizë me hudhra dhe vaj ulliri – Mrekulli për shijen dhe shëndetin

27 July 2025
Moti në Kosovë, me diell

Në mëngjes herët mund të ketë stuhi, ndërsa gjatë ditës më freskët se ditëve të kaluara

27 July 2025
Ndonjëherë na nevojitet një përqafim për t’u bashkuar me botën dhe atë që duam më shumë

Ndonjëherë na nevojitet një përqafim për t’u bashkuar me botën dhe atë që duam më shumë

27 July 2025
Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

27 July 2025
Tensione të ashpra prej disa ditësh, Trump: Kamboxhia dhe Tajlanda bien dakord për bisedime pas luftimeve kufitare

Tensione të ashpra prej disa ditësh, Trump: Kamboxhia dhe Tajlanda bien dakord për bisedime pas luftimeve kufitare

27 July 2025
Murati: Deputetët e opozitës nuk u lejuan nga partitë të shprehin vullnetin e lirë me votim

Murati: Deputetët e opozitës nuk u lejuan nga partitë të shprehin vullnetin e lirë me votim

26 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu