Gjatë ditës, u përfol për disa raste të dyshuara për koronavirus në Kosovë.
Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, u konfirmua se edhe dy rastet e fundit janë negative, shkruan InLajmi.
Pas marrjes së mostrave të dy pacientëve, të cilat u dërguan në Klinikën Infektive, dhe pas testimit laboratorik, rezultatet dolën negative.
Komunikata e plotë:
NË KOSOVË NUK KA RASTE TË KONFIRMUARA ME KORONAVIRUS!
Komunikatë për media (e dyta nga laboratori)
10/03/2020
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) gjatë ditës së sotme, më 10 mars 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për dy raste të dyshimta në Koronavirus COVID-19.
Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2.
Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin SARS CoV-2 metodën rRT-PCR të dy pacientëve.
Testet kanë rezultuar negative për SARS-CoV-2, domethënë të dy pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2./InLajmi/