Zëvendëministri nga radhët e LDK-së në Ministrinë e Kulturës, Ismet Beqiri, përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se “me miq dhe shtet nuk mund të luhet”.
“Pa miq, pa përkrahjen e partnerit tonë kryesor SHBA-ve nuk mund te ketë as qeveri dhe as Kosovë stabile.
LDK në mes partneritetit-koalicionit qeverisës e me tendencë të humbjes së përkrahjes së miqëve dhe partneritetit me SHBA-të duhet të jetë dhe është për këtë të dytën, pa asnjë dilemë.
Duhet të reflektojmë urgjentisht.
Me miq dhe shtet nuk mund të luhet”, ka shkruar Beqiri në rrjetin social Facebook. /InLajmi/
