Kosovën e ka kapluar ankthi për epideminë e koronavirus edhe pse nuk pacient që kanë rezultuar me test pozitiv, shkruan InLajmi.
Gjatë ditës së sotme qytetarët u aktivizuan të blejnë gjëra ushqimore dhe medikamente.
Ndryshe nga të tjerët mendon mjeku kosovar, Remzi Rrahmani,ku përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se paniku ka arritur në përmasa alarmante.
Dr. Rrahmani ka thënë se duhet të iu përmbahemi rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Ai ka akuzuar grupet e interesit po luajnë me ndjenjat e qytetarëve me propaganda e të njëjtat duhet të ndjeken nga Prokuroria e Shtetit. /InLajmi/
Ky është postimi i plotë:
I tmerruar nga pamjet që pashë në marketet që vizitova sot si dhe i trishtuar nga lajmet e rreme të dalura në portalet lokale dhe jo vetëm, janë argumente shumë të forta që paniku i qytetarëve të Mitrovicës por edhe gjithë Kosovës ka arritur në përmasa alarmante.
Me përgjegjësinë më të plotë morale dhe profesionale ju drejtohem të gjithë juve që të jeni të qetë, të mos bëni panikë në familjet e juaja dhe ti përmbaheni rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
Në një vend ku nuk ka asnjë të regjistruar me Koronavirus dhe me markete të shprazura në tërësi kjo tregon që grupe të interesit po luajnë me ndjenjat e qytetarëve të Kosovës, e për këtë çështje të gjithë këto grupe të interesit të cilat po bëjnë propagandë duhet të ndjeken nga Prokuroria e shtetit.