Dy persona zyrtar janë arrestuar në Prishtinë.
Dyshohen për keqpërdorim të detyrës dhe dhënie të ryshfetit.
Njëri prej të arrestuarve është inspektor tatimor i ATK-së dhe dyshohet se ka marrë ryshfet prej një pronari të një agjensioni turistik, me vlerë 7 mijë euro.
Prishtinë 09.03.2020-14:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri prej tyre inspektor tatimor i ATK-së, i cili dyshohet se ka marrë ryshfet prej të dyshuarit tjetër pronar i një agjensioni turistik në vlerë shtatëmijë (7.000) euro. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe janë dërguar në mbajtje, thuhet në raport./InLajmi/