Ankthi buron nga nevoja jonë për të mbijetuar apo nga e ashtuquajtura gjendje lufte. Burimi për këtë duhet kërkuar shumë herët, në gjendjen e njeriut të parë (primitiv). Në rrethana kur njeriu primitiv përballej me sulmet dhe reziqet nga kafshët e egra, në trurin e tij ndizej drita e alarmit, dhe si rjedhojë trupi vëlonte nga adrenalina, djersinte, zemra rrihte më fortë dhe në përgjithësi ai jetonte në një gjendje gadishmërie dhe ndjeshmërie të skajshme. Ndonëse njeriut modern nuk i kanosen më reziqet e dikurshme, sot armiqtë e tij modern janë: paraja, puna, shëndeti, jeta në familje, etj.
Ankthi, është definuar nga Shoqata Amerikane e Psikologëve(APA) si “emocion që karakterizohet me ndjenjën e tensionit, mendimeve shqetësuese, dhe ndryshimeve fizike.” Në terma të përgjithshëm ankthi nënkupton çregullime të ndryshme që shkaktojnë shqetësime, frikë, nervozë dhe tendosje. Këto çregullime variojnë nga më të lehta dhe deri tek ato më seriozet, dhe mund të ndikojnë përditshmërinë tonë. Ato ndikojnë në mënyrën se si sillemi apo çfarë ndjejmë… madje në disa raste duke shkaktuar edhe shqetësime fizike, transmeton In Lajmi.
Simptomat e ankthit
Çdo çregullim i ankthit vjen me pasojat e veta. Gjithsesi simptomat më të shpeshta të ankthit janë:
*Marramendja;
*Dhimbje shpine;
*Djersitje;
*Frikë;
*Lehtësisht i frikësuar;
*Mpiksje gjaku(blood clots);
*Tendosje e muskujve;
*Shmangie e situatave që sjellin nervozën;
*Lodhje;
*Shqetësim;
*Shtim i rrahjeve të zemrës apo çregullim i rrahjeve;
*Tension i lartë i gjakut;
*Gjendje e vazhdueshme e shqetësimit pa arsye legjitime.
Shkaqet e ankthit
*Gjenetika
*Kimia e trurit: Studimet kanë treguar se tek disa persona ekzistojnë predispozita që për shkak të formacionit të trurit të tyre të kenë më shumë predispozita për ankth.
*Faktorët e jashtëm: Këtu hyjnë familja, jeta e përditshme, shkolla, puna, përvojat traumatike, lidhjet, apo gjendja financiare. Madje një studim ka treguar lidhjen mes ankthit dhe mungesës së oksigjenit në tru. Faktorët e lartëpërmendur të përditshmërisë janë shkaktarët kryesorë të ankthit.
*Medikamentet: Si shkaktar i ankthit mund të jenë edhe efektet anësore të medikamenteve apo stresi që vjen nga ndonjë trajtim mjekësor ose diagnostifikimi me ndonjë sëmundje.
*Izolimi apo përdorimi i alkoolit apo i substancave narkotike.
Ankthi mund të shkaktohet edhe vetëm nga njëra prej këtyre shkaqeve që i përmendëm apo mund të jetë kombinim i disa prej tyre. Psh. Dikush mund të ketë ankth nga stresi i punës dhe pas punës për ta hequr stresin vazhdon të pijë alkool, veprim i cili në fakt vetëm sa e shton ankthin edhe më shumë.
Si ndikon ankthi në trupin tonë
Kur përjetoni ankth sistemi i veshkave (adrenalina) prodhon kortezol e cila shndërrohet në glukozë. Kur glukoza, apo sheqeri i gjakut nuk absorbohet ajo mund të dëmtojë mëlçinë. Poashtu mund të ketë pasoja në spazmat e fytit sepse lëngjet shpërndahen në pjesë tjera më esenciale të trupit. Kjo shkakton vështirësi në gëlltitje. Lëkura bëhet më e lagësht, e djersitur, dhe sistemi ynë nervor simpatik(sympathetic nervous system) e pompon gjakun në muskuj, gjë e cila në fillim munnd të jetë pozitive por nëse vazhdon më gjatë mund të shkaktojë plakjen e lëkurës. Shpretka prodhon më shumë rruza të kuqe dhe të bardha të gjakut. Shtypja(rjedhja) e gjakut rritet për 300% apo 400 %. Poashtu mund të ndikoj edhe në dhimbje të kokës apo tendosje dhe ngurtësim të qafës dhe shpatullave.
Pas një kohe me ankth reziku për shqetësime kardio-vaskulare rritet sepse tensioni i gjakut është vazhdimisht i lartë. Poashtu ankthi ndikon edhe në mushkëri. Janë gjetur lidhje mes atyre që vuajnë nga astma dhe ankthi. Sistemi imunitar fillon të dobësohet, mundësia që të ftoheni rritet. Stomaku poashtu ka probleme me tretje dhe metabolizmi na çregullohet duke ndikuar në shtimin e peshës. Janë gjetur lidhje të ankthit me problemet e ulçerës dhe së fundi ankthi ndikon edhe në uljen e ndjeshmërisë së insulinës. /InLajmi/




















