Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se në Ditën Ndërkombëtare të Gruas ka thënë se duhet që bashkë të zotohemi për më shumë barazi, në të gjitha fushat e jetës, shkruan InLajmi
Thaçi ka shtuar se “Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas duhet që bashkë të zotohemi për më shumë barazi dhe trajtim të drejtë të gruas në të gjitha fushat e jetës”.
Presidenti Thaçi ka thënë se është krenar me shumë gra të Kosovës, që janë zëri dhe fytyra më e mirë e popullit tonë në botë: në art, sport, shkencë e shumë fusha të tjera”./InLajmi/
Postimi i plotë:
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas duhet që bashkë të zotohemi për më shumë barazi dhe trajtim të drejtë të gruas në të gjitha fushat e jetës. Jam krenar me shumë gra të Kosovës, që janë zëri dhe fytyra më e mirë e popullit tonë në botë: në art, sport, shkencë e shumë fusha të tjera. Nderimi ndaj jush është i pafund. Urime 8 Marsi! HTH