• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 27 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Policet e Kosovës të gatshme të ballafaqohen me të gjitha sfidat

J G nga J G
8 March 2020
në Kosovë
0 0
0
Policet e Kosovës të gatshme të ballafaqohen me të gjitha sfidat
23
SHPERNDARJE
35
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Profesioni i policit, që në masë të madhe është paragjykuar si profesion i burrave kryesisht për shkak të rrezikshmërisë që bart, megjithatë, në Kosovë, gratë kishin treguar interesim të konsiderueshëm për të ushtruar detyrën e policës qysh para shumë vitesh. Një numër i grave ishin përcaktuar të bëjnë punën e polices qysh në fillimet e themelimit të Shërbimit të Policisë së Kosovës. Interesimi i tyre ka shënuar rritje sidomos pas pavarësisë së Kosovës dhe vlerësimit të saj si një nga institucionet më të besueshme në Kosovë. Kujtojmë se nga Policia e Kosovës kishte dalë edhe një presidente e shtetit, Atifete Jahjaga, e cila ishte po ashtu gruaja me pozitën më të lartë policore.

Për përfshirjen e grave në institucionet e sigurisë ka folur kryetarja e Shoqatës së Grave në Policinë e Kosovës, Teuta Nimani. Ajo në një intervistë të dhënë për Telegrafin, ka folur për qëllimet e shoqatës, sfidat që i hasin gjatë punës e shumë çka tjetër.

Ajo bëri të ditur se Shoqata e Grave në Policinë e Kosovës është themeluar në vitin 2013, dhe se kjo shoqatë është organizatë joqeveritare, jo profitabile dhe që gjithashtu ka strategjinë dhe planin e veprimit 2019-2021.

“Qëllimi i shoqatës është: Fuqizimi i rolit dhe pozitës së gruas në Policinë e Kosovës; Ngritja e vetëdijes dhe adresimi i çështjeve që prekin gratë në kuadër të Policisë së Kosovës; Promovimi dhe ndihma në zbatimin e parimeve të barazisë dhe jo diskriminimit në Policinë e Kosovës; Zhvillimi i vazhdueshëm profesional i të gjitha grave në Policinë e Kosovës; Zhvillimi dhe pjesëmarrja në rrjetet profesionale dhe sociale në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar. Për të arritur qëllimet tona ne kemi bashkëpunim me organet qeveritare dhe joqeveritare dhe agjensionet tjera”, ka thënë Nimani gjatë intervistës.

Kryetarja Nimani, ka treguar për sfidat që i hasin gjatë punës.

“Duke marrë parasysh se vetë uniforma është punë që të sfidon, dhe për faktin që jam Shef i Operatives Rajonale në Drejtorinë Rajonale të Policisë Kufitare “Perëndimi” Gjakovë, specifikat që i ka pozita ime, nuk është aspak e lehtë të menaxhohet, mirëpo motivi im më bënë aq të fortë duke e ditur që jam në shërbim të vendit tim e mbi të gjitha në funksion të sigurimit të një ambienti të qetë dhe të sigurt për qytetarët që jetojnë në Republikën e Kosovës pa dallim. Paralel me punën time primare gjithashtu jam kryetare e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës, punë te cilën e bëj në baza vullnetare, pozitë kjo e cila më është besuar që nga zgjedhjet e vitit të kaluar. Siç e ceka më lartë edhe kjo pozitë ka specifikat e veta për faktin që është punë në të cilën nevojitet përkushtim maksimal krahas kërkesave që paraqitën në baza ditore. Punoj në vazhdimësi, në mënyrë që të realizojmë të gjitha objektivat e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës, mirëpo kur ke motiv, je i paanshëm, transparent, profesional dhe vendimmarrës çdo sfidë mund të tejkalohet. Puna e policisë është shumë sfidues, gruaja ka rol kyç si në polici ashtu edhe në shoqatë, është e përfshirë në të gjitha nivelet e vendimmarrësja, për as një moment nuk vlerësoj se është e anashkaluar, përkundrazi ka përkrahje të madhe nga menaxhmenti i lartë i Policisë së Kosovës”, ka thënë ndër të tjera Nimani.

Kurse sa i përket përfshirjes së grave në aksione më të rrezikshme të Policisë së Kosovës, ajo bëri të ditur se gratë janë të përgatitura për tu ballafaquar me të gjitha situatat.

“Gratë në PK janë të afta dhe të përgatitura të ballafaqohen me të gjitha sfidat dhe deri tani janë dëshmuar se mund të kryejnë me profesionalizëm dhe kompetencë të gjitha detyrat dhe përgjegjësit që i parasheh ligji dhe bien në fushëveprimin e Policisë së Kosovës”, deklaroi ajo.

Nimani bëri të ditur se në Shoqatën e Grave në Policinë e Kosovë, janë mbi 850 anëtare.

E pyetur se sa është e kënaqur me përfshirjen e grave në institucionet e sigurisë, Nimani tha se mbetën të përkushtuara që të inkurajojnë sa më shumë gratë të përfshihen në këto institucione.

“Ne jemi plotësisht të përkushtuara të inkurajojmë femrat në përgjithësi që të iu bashkangjitën institucioneve të sigurisë, sepse roli i femrës është i pazëvendësueshëm. PK ka zhvilluar gjithnjë politika afirmative në funksion të inkurajimit të femrave për të qenë pjesë e këtij institucioni dhe në këtë drejtim rol kyç ka pasur dhe ka SHGPK. Megjithëse, vërehet një rritje e përfaqësimit te gruas nëpër institucionet e sigurisë unë mendoj që ky përfaqësim duhet të vazhdoj me një intensitet edhe më të madh në të ardhmen”, është shprehur kryetarja Nimani.Në fund të intervistës, Nimani tha se shërbimi për qytetarët e vendit në uniformen e shtetit është një privilegj i jashtëzakonshëm, në veçanti për gratë.

Ajo dha edhe një mesazh për të gjithë femrat që duan t’i bashkangjitën Policisë së Kosovës.

“Inkurajoj femrat që të iu bashkangjitën institucionit të Policisë së Kosovës, sepse me përfaqësimin dhe pjesëmarrjen më të gjerë të femrës në PK, do të kemi një familje më të sigurt, shoqëri më të avancuar dhe shtet edhe me të fort. Nga përvoja ime vlerësoj se gjithnjë kur jeni nën uniformën e Policisë ju bartni me vete vlera të larta, keni guxim, jeni të përgjegjshme dhe gjithnjë do të ndiheni krenare se jeni në shërbim të qytetarëve, mbajtje të rendit publik dhe në zbatim të ligjit në shtetin tuaj”

Tags: KosovaPolicëtSfida
Postimi i mëparshëm

273 raste me koronavirus brenda ditës në Britani të Madhe

Postimi tjetër

Pëfundojnë takimet Drita – Prishtina, Llapi – Gjilani

Të ngjajshme Postime

Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë
Kosovë

Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë

25 September 2025
548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024
Kosovë

548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024

25 September 2025
Rritja e trupave të EULEX për zgjedhje, Ramadani: Si u bë që Kosova s’qenka e aftë për t’i siguruar vetë ato
Kosovë

Rritja e trupave të EULEX për zgjedhje, Ramadani: Si u bë që Kosova s’qenka e aftë për t’i siguruar vetë ato

25 September 2025
Qalaj: S’guxojmë të lejojmë të na përsëritet Banjska, duhet të jemi të përgatitur
Kosovë

Qalaj: S’guxojmë të lejojmë të na përsëritet Banjska, duhet të jemi të përgatitur

24 September 2025
“Qielli i thyer” – shtatë të arrestuar në aksionin policor në Prishtinë e Pejë
Kosovë

“Qielli i thyer” – shtatë të arrestuar në aksionin policor në Prishtinë e Pejë

24 September 2025
Ambasadori i BE-së në Kosovë: Autorët e sulmit në Banjskë të japin përgjegjësi, Serbia t’i kap ata e t’i ndjekë penalisht
Kosovë

Ambasadori i BE-së në Kosovë: Autorët e sulmit në Banjskë të japin përgjegjësi, Serbia t’i kap ata e t’i ndjekë penalisht

24 September 2025
Postimi tjetër
Pëfundojnë takimet Drita – Prishtina, Llapi – Gjilani

Pëfundojnë takimet Drita – Prishtina, Llapi – Gjilani

Lajmet e fundit

Rohde me fjalim emocionues për largimin nga Kosova, gjuan topin te Rudolphit

Rohde me fjalim emocionues për largimin nga Kosova, gjuan topin te Rudolphit

26 September 2025
Largohet shtylla elektrike rreth 25 metra e lartë nga “Transiti i ri” në Prizren

Largohet shtylla elektrike rreth 25 metra e lartë nga “Transiti i ri” në Prizren

26 September 2025
Bajrami thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pasi u ankuan në Vjenë e Lubjanë

Bajrami thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pasi u ankuan në Vjenë e Lubjanë

26 September 2025
Një botë e veçantë arti

Një botë e veçantë arti

26 September 2025
Komunikimi i tepërt në marrëdhënie: Zakoni toksik që duket i shëndetshëm

Komunikimi i tepërt në marrëdhënie: Zakoni toksik që duket i shëndetshëm

26 September 2025
Përparim Rama për pushtetin qendror: Shiten patriotë, e duan ta çojnë vendin poshtë e më poshtë

Përparim Rama për pushtetin qendror: Shiten patriotë, e duan ta çojnë vendin poshtë e më poshtë

25 September 2025
Presidentja nga Nju Jorku: Afrim Bunjaku mbrojti dinjitetin e kombit – Kosova nuk dorëzohet

Presidentja nga Nju Jorku: Afrim Bunjaku mbrojti dinjitetin e kombit – Kosova nuk dorëzohet

25 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu