Ganimete Musliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës, në mëngjesin e sotëm, me rastin e 8 marsit, ka vizituar tri nëna, të cilat i kanë dhënë shumë Kosovës dhe ka cekur se “forca e tyre le të jetë frymëzim për të gjitha gratë e ditëve të sotme për të ecur përpara me dinjitet dhe përkushtim”, shkruan InLajmi.
Pas kësaj vizite, ajo ka postuar një shkrim duke cekur emrat e nënave që vizitoi, Nënën Rabë, nënën Hana Haziri dhe nënën e vëllezërve Demaku. Ajo ka uruar të gjitha gratë shqiptare për 8 mars.
Ja postimi i znj. Ganimete Musliu në fb:
Mëngjesin e sotëm bashkë me Rininë Demokratike të Kosovës nga Skënderaj e filluam duke i’u uruar 8 Marsin nënë Rabës që djalin e vetëm i’a fali Lirisë dhe vajzën e saj Hajrijen që kriminelet serb pas aktit çnjerëzor duke e hedhur në bunarë i mbytën vajzën 20 vjeqare. U ndalem për pak minuta edhe tek nëna Hana Haziri që po ashtu djali i’u vra në luftën e fundit, për të vazhduar tek simboli tjetër i heroinës nëna e vëllezërve Demaku , e cila edhe sot jeton me padrejtësitë që po i bëhen djemve të saj. Këto janë vetëm tri nga shumë nëna që bartin mbi supe peshën e rënd te kohës, andaj meritojnë respekt! Forca e tyre le të jetë frymëzim për të gjitha gratë e ditëve të sotme për të ecur përpara me dinjitet dhe përkushtim! Gëzuar 8 Marsin të gjitha grave shqiptare!/InLajmi/