Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi ka marrë pjesë sot në një tubim partiak në fshatin Letanc të Podujevës.
Me këtë rast, Abrashi ka thumbuar kryeministrin, Albin Kurti i cili është edhe lider i Vetëvendosjes dhe në Podujevë ka kandidat, Shpejtim Bulliqin.
Abrashi ka përmendur çështjen e taksës duke thënë se heqja e tarifës po shtyhet për shkak të garës në Podujevë. Ai ka theksuar se një ndërlidhje e tillë është e gabuar.
Postimi i plotë:
Sot një javë, janë zgjedhjet në Podujevë; e në mesin e shumë arsyeve, heqja e tarifës po shtyhet edhe për shkak të garës në Podujevë
Ndërlidhja e vendimmarrjes për heqjen e tarifës me zgjedhjet në Podujevë, është gabim dhe keq që ka ndodh. Kryetari i ri i Podujevës do të jetë Nexhmi Rudari! Nuk mund të na prishni me Washington!/InLajmi/