Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se paratë mund ta përhapin koronavirusin.
Në deklaratën e OBSH-së thuhet se njerëzit duhet ti lajnë duart pasi ti prekin paratë, e në veçanti para se të konsumojnë ushqim.
Në vend të kësaj propozohet të bëhen pagesa pa prekje të parave.
“Ne e dimë se paratë ndryshojnë duart shpesh dhe mund të marrin të gjitha llojet e baktereve dhe viruseve dhe gjëra të tilla. Ne do t’i këshillonim njerëzit të lanin duart pasi të prekin paratë e gatshme dhe të mos prekin fytyrën”, tha një përfaqësues i OBSH-së, shkruan Business Insider përcjell Klan Kosova.