Policia e Kosovës është duke kryer bastisje në zyrat e Telekomit të Kosovës.
Aksioni i bastisjes për lajmi.net është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.
Ai ka thënë se aksioni është ndërmarrë me udhër të Gjykatës kompetente.
“Mund të konfirmojmë se sot 06 mars 2020, Policia e Kosovës bazuar në urdhëresën e Gjykatës kompetente është duke e realizuar një operacion policor. Për detaje do të ju informojmë pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani.