Menduh Abazi, zëdhënësi i Telekomit të Kosovës, ka treguar se me të marr vesh lidhur me dyshimet që janë duke u bërë në kompani kanë thirrur organet kompetente.
“Telekomi i Kosovës në momentin që ka vërejtur se ka dyshime për mashtrim të kompanisë konform obligimeve ligjore që ka, ka iniciuar kallëzim penal dhe ka ftuar organet kompetente që të merren me rastin”, ka thënë Abazi.
Tutje Abazi ka shtuar se “Organet kompetente janë përgjigjur pozitivisht dhe si rezultat i punës së tyre dhe bashkëpunimit me ne me aq sa jemi informuar nga mediat edhe është arrestuar një person”.
Abazi ndër tjera ka thënë se Telekomi është i gatshëm që të bashkëpunojë me organet e rendit për çdo gjë.
“Si Telekom i Kosovës i kemi thënë organeve të rendit që jemi të hapur në çdo kohë për çdo gjë që atyre ju intereson vetëm dhe vetëm që e vërteta të del në pah”, ka thënë Abazi.
https://vimeo.com/395926998
 
 
 
  
 















