Nëse jeni prej atyre që besojnë se keçapi, duhet mbajtur në frigorifer atëherë mund të gaboheni.
Shumica prej nesh, kurrë nuk kemi shikuar pjesën e pasme të shishes së salcës për të ndjekur udhëzimet se si duhet të ruhet, shkruan mediumi anglez “Mirror”.
Pavarësisht rekomandimit të kompanisë “Heinz Tomato Ketchup” se përdoruesit e salcës së domateve duhet ta vendosin në frigorifer nga momenti i hapjes së shishes (dhe se duhet shpenzuar brenda 8 javëve), një ekip ekspertësh i përbërë nga një analist publik, një këshilltar special për ushqim dhe pije, si dhe dietologia Sarah Schenker, ka thënë se keçapi po zë hapësirë të panevojshme në frigoriferin tuaj, transmeton Koha.net.
“Nuk ka nevojë të mbash keçapi në frigorifer. Jo vetëm pse përmban uthull, por domatet janë acidike nga natyra dhe kjo ndihmon në ruajtjen e produktit në kushte të temperaturës së ambientit (dhomës)”, thanë ekspertët.
“Ndonjëherë njerëzit mbajnë keçapin në frigorifer, thjesht sepse preferojnë shije të ftohtë por në anën tjetër nuk ka nevojë të mbahet në frigorifer”, është shprehur Schenker.

Sa i përket majonezit, është tjetër histori, për të cilin këta ekspertë thonë se duhet të ruhet në frigorifer pasi, megjithëse përmban uthull, nuk mjaftueshëm e sigurt të mbahet në kushte të temperaturës së dhomës.