Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti i cili edhe sonte u denomcua nga Ambasadori Rochard Grenell se ka gënjyer për përmbajtjen e telefonatës me zyrtarët amerikanë të Shtëpisë së Bardhë.
Nëpërmjet një shkrimi në Twitter, Veseli ka thënë se ndihet i tronditur që Kryeministri i Kosovës po jep informacione të rreme për seriozitetin e synimeve të SHBA-së.
Para disa javësh kryetari i PDK-së, Kadri Veseli e kishte paralajmëruar Ambasadorin Grenell se kryeministri Kurti po e gënjente me qëndrimet e tij rreth taksës dhe dialogut.