I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë se në një mujorin e punës, kryeministri Kurti po përdor zhurmën dhe arrogancën për të arsyetuar mospunën, shkruan InLajmi
Veseli ka thënë se po zvogëlohet numri i zëvendës ministrave, por, po rritet numri i këshilltarëve politikë.
Sipas kryetarit të PDK-së, Kosova meriton më mirë
“Në tridhjetë ditë të qeverisë Kurti, zhurma dhe arroganca janë bërë mjet për ta arsyetuar mospunën.
Thuhen shumë fjalë vetëm për t’i ikur përgjegjësisë para qytetarëve. Por, qeveritë e politikanët maten me punë dhe jo fjalë.
Zvogëlohet numri i zëvendës ministrave, por, pakuptueshëm rritet numri i këshilltarëve politikë. Bëhen shkarkime pa procedura, ngarkohen me detyra publike familjarët dhe militantët.
Në politikën e brendshme papërgjegjësi kurse në të jashtmen rrezikshmëri.
Në vend që Kosovës ti ofrohet siguri dhe forcim në marrëdhëniet ndërkombëtare po ndodh e kundërta. Kërcënim dhe dobësim të marrëdhënieve me SHBA-të. Nervozizëm në marrëdhëniet me Shqipërinë e shprehje e vullnetit të mirë me Serbinë, /InLajmi/
Një muaj qeverisje, dy çnjohje të pavarësisë së Kosovës. Kjo është pasqyra e këtij njëmujori qeverisës, zhurmë, rrezik dhe pasiguri. Kosova meriton më mire”