Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi nuk mori pjesë në seancën e sotme solemne me rastin e “Epopesë së UCK-së”
Presidenti kishte ftesë nga organizatorët, mirëpo të njëjtës nuk i është përgjigjur pozitivisht.
Fjalë rasti kishin kryeministri, Albin Kurti dhe kryeparlamentarja, Vjosa Osmani
Duket se hidhërimet e Thaçit me këta të fundit po shpërfaqen edhe në ftesa për seancën e “Epopesë” shkruan indeksonline.
Në seancë pjesë nuk morën ministrat dhe deputetët e Listës Srpska.