• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 30 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Porosia e Vjosa Osmanit në 22-vjetorin e Epopesë së UÇK-së

J G nga J G
5 March 2020
në Kosovë, KRYESORE
0 0
0
Porosia e Vjosa Osmanit në 22-vjetorin e Epopesë së UÇK-së
1
SHPERNDARJE
44
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Krerët e shtetit janë bërë bashkë në kazermën “Adem Jashari” në manifestimin qendror për shënimin e 22-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, në fjalën e saj porositi ushtarët se duhet të jenë gjithnjë të gatshëm për mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës.

“Qëllimi ynë mbetet mbrojtja e atdheut tonë. Adem Jashari na e dha këtë shembull dhe çdo kadet duhet ta ketë parasysh sovranitetin e vendit dhe të jetë i gatshëm ta mbrojë”, tha ajo.

Osmani ka thënë se do të kujtohen me dhembje e me krenari Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorët.“22 vjet më parë familja Jashari po luftonte për të mbrojtur pragun e shtëpisë dhe gjithë Kosovën. Sot në shënim të Epopesë së UÇK-së nga kazerma që e mban emrin e Adem Jasharit e kujtojmë me dhembje dhe me krenari të madhe atë dhe gjithë dëshmorët që e dhanë jetën për më të shtrenjtën liri”, tha ajo.

Osmani tha se çdo i ri e re mund ta gjejë pikën më të fortë të personalitetit te Adem Jashari dhe familja e tij.“Çdo i ri ushtarak nuk mund të gjejë pikë më të fortë për sakrificë ndaj atdheut se personalitetin e Adem Jasharit dhe familjes së tij. Ai u shndërrua në frymëzim për të rinjtë e Kosovës dhe në shembull të sakrificës”, tha ajo.Osmani iu drejtua ushtarëve duke iu thënë se ata duhet ta bëjnë punën e tyre me përkushtim.

“Ju na bëni çdo ditë krenarë për përkushtimin dhe punën që po i bëni për të ngritur ushtrinë tonë në botë”.

Osmani tha se FSK-ja është e gatshme që të kontribuojë jashtë vendit në partneritet me NATO-n, ndërsa anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik i Kosovës.

Fjala e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, në ceremoninë e parakalimit të trupave të FSK-së, në kazermën “Adem Jashari”.

Të nderuar përfaqësues të Institucioneve të Kosovës;

I nderuar President z. Hashim Thaçi,

I nderuar Kryeministër z. Albin Kurti,

I nderuar Ministër i Mbrojtjes z. Anton Quni,

I nderuar komandant i FSK, Gjeneral Rrahman Rama,

Të nderuar shkëlqesi ambasadorë,

Të dashur ushtarakë; oficerë dhe nënoficerë,

Ndihem e nderuar që, në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, institucionit më të lartë përfaqësues në vend, të ju drejtohem juve, Forcave të Sigurisë së Kosovës, që jeni sinonim i shtetësisë, mbrojtjes së sovranitetit dhe paprekshmërisë së territorit të Republikës sonë.

22 vjet më parë në Prekaz familja Jashari po luftonte për të mbrojtur pragun e shtëpisë, familjen, Prekazin dhe gjithë Kosovën, kundër një regjimi shfarosës, duke dhënë shembullin e rrallë në historinë e një familjeje, e cila bëri sakrificën sublime të vetëflijimit për atdhe, që ne ta gëzojmë sot lirinë dhe pavarësinë. Andaj, sot, në shënim dhe nderim të Epopesë së UÇK-së, nga kazerma që e mban emrin e komandantit Adem Jashari, ta kujtojmë me dhembje, por edhe me krenari Adem Jasharin, Hamëz e Shaban Jasharin, familjen Jashari dhe të gjithë dëshmorët e rënë për lirinë e Kosovës, invalidët e luftës, që dhanë gjymtyrët e trupit për më të shtrenjtën liri.​

Të dashur ushtarakë!

Çdo i ri ose e re që ka ëndërr jetësore uniformën ushtarake dhe shërbimin ndaj atdheut, në Ushtrinë e Kosovës, nuk mund të gjejë pikë më të fortë referuese e frymëzuese për sakrificë ndaj atdheut, sesa personalitetin e Adem Jasharit dhe të familjes së tij. Me heroizmin e tij, që kulmoi me datën 5, 6 dhe 7 mars të vitin 1998, ai krijoi solidaritet të jashtëzakonshëm shoqëror, u shndërrua në frymëzim për të gjithë të rinjtë e Kosovës, duke e ngjallur frymën e kryengritjes. Ai u shndërrua në shembull të sakrificës, të cilin e ndoqën shumë të rinj e të reja , të cilët u flijuan për Kosovën.

Të dashur pjesëtarë të Forcave tona!

Ju gëzoni respektin dhe besimin qytetar për rolin dhe angazhimin tuaj, për përgatitjen dhe aftësimin e lartë profesional që posedoni, por mbi të gjitha, ky vlerësim i tillë në sytë e qytetarit të Kosovës, është sepse ata tek Ju shohin garancën dhe amanetin e Adem Jasharit dhe të bijve e bijave më të mirë të këtij vendi, të cilët na e lanë trashëgim vendin dhe na obligojnë që të mos lejojmë që asnjë pëllëmbë e territorit të Kosovës të preket.

Qytetarët në Ju dhe në aleancën e hershme dhe të përhershme me shtetet mike të Kosovës shohin garancën se edhe eshtrat e Heroit Kombëtar Isa Boletini në Boletin, në veri të vendit dhe kulla e Tij janë të pa paprekshme dhe të pacenueshme.

Të dashur ushtarakë!

Ne si vend e si komb asnjëherë nuk kemi pasur synime ndaj të tjerëve, qëllimi dhe misioni i vetëm i yni ka qenë dhe mbetet mbrojtja e atdheut tonë.

Ushtaraku i hershëm i këtij vendi, komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, na e dha këtë shembull. Sot secili kadet, ushtar e oficer duhet ta ketë parasysh sa herë që mendon për qëllimin fisnik të ushtarakut, sovranitetin e vendit, të cilin, njësoj si komandant Jashari, duhet të jetë i gatshëm ta mbrojë e ta sigurojë.

Adem Jashari, të cilin ne e kujtojmë sot, e dha shembullin se si mbrohet toka e këtij vendi, se si çdo cep i kësaj toke është i shenjtë dhe se si luftohet për të. Adem Jashari e mbrojti pragun e shtëpisë së tij, e të shtëpisë së përbashkët, Kosovës. Kësisoj, ai u shndërrua në simbol të rezistencës e në simbol të ushtarakut të përkushtuar, i cili nuk rresht së punuari për ta mbrojtur atdheun. Ai e zgjodhi sakrificën sublime, siç do ta zgjedhtë secili ushtarak i ndershëm kur cenohet integriteti i vendit dhe kështu dëshmoi se liria është tepër e çmueshme dhe se sakrifica, përfshirë edhe atë më sublimen, është e pamatshme krahasuar me të.

Sot, ju jeni pjesëtarë të një force të armatosur, keni mision të shenjtë mbrojtjen e atdheut dhe sigurimin e tërësisë së tij territoriale. Ju i shërbeni atdheut çdo ditë dhe për këtë duhet të jeni krenarë. Por, po çdo ditë ju duhet ta ktheni kokën pas dhe ta kujtoni sakrificën e Adem Jasharit dhe të mijëra bijve e bijave të këtij vendi, të cilët e panë Kosovën të lirë dheu përkushtuan për ta bërë atë shtet të denjë e të pacenueshëm. Në krahët tuaj ju e mbani stemën e Republikës, të kësaj Republike e cila u krijua mbi sakrificën e shumë brezave. Prandaj, Ju duhet të siguroheni se ajo do të jetë stema e vendit që e projektoi e për të cilin luftoi Adem Jashari:

Ju na bëni krenar me punën dhe përkushtimin që po tregoni për t’i ngritur Forcat tona në mesin e ushtrive më moderne të botës.

Forcat tona do të zhvillohen edhe më tej si forcë ushtarake profesionale dhe ndërvepruese me forcat e NATO-s. Ato që tani janë të gatshme të kontribuojnë në operacione të paqes jashtë territorit të vendit, në partneritet dhe koordinim të plotë me NATO-n. Por, ne duam që ky partneritet strategjik të thellohet edhe më tej. Prandaj, anëtarësimi në NATO mbetet objektiv strategjik i Republikës sonë për të cilin do të angazhohemi me gjithë potencialin tonë.

Shembulli i ushtarakut se si shërbehet me nder dhe besnikëri, le të jetë udhërrëfyes për çdo udhëheqës të institucioneve e zyrtarë shtetëror që ka dhënë betimin në shërbim të atdheut dhe në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial.

Zoti i bekoftë Forcat tona dhe Kosovën tonë!

Zoti e bekoftë familjen Jashari!Nderime atdheut!

https://vimeo.com/395684247

Tags: 22 vjetoriEpopejaUÇKVjosa Osmani
Postimi i mëparshëm

A është ky parku më i bukur në botë?

Postimi tjetër

Ndeshja e Ligës së Kampionëve pa tifozë, shkaku koronavirusi

Të ngjajshme Postime

Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen
KRYESORE

Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

30 June 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Pritet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë

30 June 2025
Moti në Kosovë, “pranveror”
Kosovë

Na pret mot më i këndshëm, me vranësira e diell dhe me mundësi për ndonjë rigë

28 June 2025
Kreu i Odës së Mjekëve: Qeveria paguan polica sigurimi për diasporën sa 384 paga vjetore të mjekëve
KRYESORE

Kreu i Odës së Mjekëve: Qeveria paguan polica sigurimi për diasporën sa 384 paga vjetore të mjekëve

27 June 2025
Pjesëtarët e Njësisë Speciale që shpëtuan jetën e një qytetareje marrin lavde nga SHBA, reagon institucioni i DASH që i trajnoi
Kosovë

Pjesëtarët e Njësisë Speciale që shpëtuan jetën e një qytetareje marrin lavde nga SHBA, reagon institucioni i DASH që i trajnoi

27 June 2025
Betimi i ushtarëve të rinj, Osmani: Nga 350 uniforma, një zë i vetëm për Kosovën
KRYESORE

Betimi i ushtarëve të rinj, Osmani: Nga 350 uniforma, një zë i vetëm për Kosovën

27 June 2025
Postimi tjetër
Ndeshja e Ligës së Kampionëve pa tifozë, shkaku koronavirusi

Ndeshja e Ligës së Kampionëve pa tifozë, shkaku koronavirusi

Lajmet e fundit

Çfarë duhet të dini rreth variantit të ri COVID që po përhapet në Evropë

Çfarë duhet të dini rreth variantit të ri COVID që po përhapet në Evropë

30 June 2025
“Duket sikur jemi në një periudhë post-apokaliptike”, situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

“Duket sikur jemi në një periudhë post-apokaliptike”, situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

30 June 2025
Në pronësi të ministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, mbërrin në Portin e Durrësit super-jahti luksoz!

Në pronësi të ministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, mbërrin në Portin e Durrësit super-jahti luksoz!

30 June 2025
Europa digjet nga i nxehti ekstrem! 46°C në Spanjë, ngrihet alarmi për shëndetin në shumë shtete

Europa digjet nga i nxehti ekstrem! 46°C në Spanjë, ngrihet alarmi për shëndetin në shumë shtete

30 June 2025
Sonte Inter – Fluminens, Rikthehet Turam, Asllani titullar

Sonte Inter – Fluminens, Rikthehet Turam, Asllani titullar

30 June 2025
‘Kemi gjetur një blerës për TikTok’! Trump: Në dy javët e ardhshme do zbuloj më shumë detaje

‘Kemi gjetur një blerës për TikTok’! Trump: Në dy javët e ardhshme do zbuloj më shumë detaje

30 June 2025
Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

30 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu