Pas 25 vjetësh nën izolim të plotë, futbolli i Kosovës filloi të shohë dritë më 5 mars të vitit 2014, kur në Mitrovicë e zhvilloi ndeshjen e parë miqësore me leje të FIFA-s kundër Haitit, e cila ngjalli emocione te i madh e i vogël në Kosovë si një finale evropiane apo botërore. Sot – fiks 6 vjet më vonë – Kombëtarja e Kosovës vlerësohet si befasi e bukur në botë. Ajo është krenaria e popullit në vendin tonë. Po i duhen veç edhe dy fitore për ta kompletuar mrekullinë – për të shkuar në Kampionatin e Evropës, aty ku politika ka pamundësuar për kosovarët t’u hiqen qoftë edhe vetëm vizat.
05.03.2014. Është kjo njëra prej datave më të rëndësishme për futbollin e Kosovës, e cila po ashtu e ka një histori rrëqethëse të veten të diktuar nga rrethanat politike nëpër të cilat ka kaluar Kosova dhe populli i saj.
Pikërisht sot janë bërë gjashtë vjet prejse Kosova filloi të dal në dritë nga terri i cili e kishte kapluar futbollin kosovar qysh prej vitit 1991, kur edhe futbolli ishte mëvetësuar nga ai i ish Jugosllavisë, shkruan Gazeta Express.
Futbollit kosovar iu deshtë të pres gati 25 vjet, nën izolim të plotë dhe në luftën e vet veç sa për të mbijetuar, që ta zhvillojë një ndeshje ndërkombëtare me leje të FIFA-s.
Përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në UEFA e FIFA kishin filluar qysh në vitet e 90-ta pas mëvetësimit nga futbolli i Ish-Jugosllavisë. Por pa sukses, madje edhe pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008.
Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në krye me ish presidentin e ndjerë Fadil Vokrri iu deshtë ta pres vitin 2014 për ta marrë një leje nga FIFA që klubet dhe Kombëtaret e saj të zhvillojnë vetëm ndeshje miqësore, edhe atë me kushte, siç ishte përdorimi i fusnotës dhe mospërdorimi i simboleve shtetërore apo edhe shmangja e ndeshjeve me vende tjera të dala nga Ish-Jugosllavia, etj.
Kjo leje e FIFA-s prodhoi festë në Kosovë, e cila në atë formë u paralajmërua se pranimi i plotë në UEFA dhe FIFA së shpejti do të ndodh. Shteti u mobilizua për rinovimin e stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë që të bëhet gati për lojë ndërkombëtare dhe nga aty të përhoqën mesazhe se Kosova është gati për arenën ndërkombëtare.
Ndërsa, FFK-ja me urgjencë angazhoi miqësoren e Kosovës me Haitin, ndeshje kjo që për vendin tonë dukej sikur një finale evropiane. Kurse, ish-trajneri Albert Bunjaki me urgjencë e grumbulloi dhe e përgatiti skuadrën.
Krejt Kosova ishte në festë, kurse biletat u shitën shpejtë, ndërsa stadiumi “Adem Jashari” ishte i vogël për t’i pranuar gjithë ata kosovarë që dëshironin ta bënin ëndrrën realitet – ta shihnin Kosovën duke zhvilluar ndeshje ndërkombëtare. Mediat botërore raportuan që Kosova po del nga geto, kurse në Serbi u shpreh hidhërimi.
Ndeshja spektakolare kishte përfunduar pa gola, ndonëse “Dardanët” në fushë po luanin si “burra”, kurse tifozët ishin të ngazëllyer në tribuna.
Pas asaj, Kosova vazhdoi të zhvilloi edhe miqësore tjera, të cilat shiheshin si presion mbi UEFA-n për ta përshpejtuar procesin e pranimit të shtetit tonë. Kjo ndodhi dy vjet më vonë. Në maj të vitit Kosova e shënoi njërën prej të arriturave më të mëdha prejse e kishte shpallur shtetësinë e saj. U anëtarësua në UEFA dhe i hapi vetes edhe shumë dyer tjera. Menjëherë pas kësaj FFK-ja u anëtarësua në FIFA.
Dhe më nuk kishte arsye të mos jetë e barabartë me shtetet tjera. Si e tillë Kosovës për pak apo edhe papritmas arriti ta zë kampanjën kualifikuese për Botërorin e vitit 2018. Garoi në një grup jashtëzakonisht të vështirë me Islandën, Turqinë, Finlandën, Ukrainën dhe Kroacinë, e cila nga aty shkoi deri në finalen e Botërorit.
Gazeta Express shkruan se një debutim me barazim i befasishëm në Finlandë ishte maksimumi që arriti ta bëjë Kosova në atë kampanjë, e cila si një foshnjë me telashe nga më të ndryshmet po mundohej t’i bënte hapat e parë. Sidoqoftë, ajo kampanjë kualifikuese e ndihmoi përfaqësuesen tonë që të marrë formë dhe të bëhet gati për ngjarjet tjera ndërkombëtare që po e prisnin.
Kështu, Kosova në tentimin e dytë bëri “bum”. Debutoi për fantazi në Ligën e Kombeve, ku e fitoi njërin prej grupeve të Ligës D. Dhe falë asaj sot e ndajnë vetëm dy fitore nga kualifikimi në Evropian. “Dardanët” do të luajnë në “Play-Off” me Maqedoninë dhe në rast fitoreje do të takohet me çiftin e ndeshjes Bjellorusi – Gjeorgji. Fituesi i finales pastaj prenë biletën për pjesëmarrje në garën më të mirë.
Madje, Kosova këtë ishte afër ta arrijë përmes kampanjës kualifikuese për “Euro 2020”, përkundër faktit që luajti në një grup problematik me Anglinë, Çekinë, Malin e Zi dhe Bullgarinë.
Tanët për pak nuk arritën ta bëjnë mrekullinë duke befasuar me rivalitetin që ua bëri deri në fund superfuqive Anglisë e Çekisë. Por, në fund u pajtua me vendin e tretë, duke lënë pas Bullgarinë e Malin e Zi, të respektuara në Evropë.
Prej zeros në heronj: Para 6 vitesh me fusnotë, sot 2 fitore larg Evropianit
Pas 25 vjetësh nën izolim të plotë, futbolli i Kosovës filloi të shohë dritë më 5 mars të vitit 2014, kur në Mitrovicë e zhvilloi ndeshjen e parë miqësore me leje të FIFA-s kundër Haitit, e cila ngjalli emocione te i madh e i vogël në Kosovë si një finale evropiane apo botërore. Sot – fiks 6 vjet më vonë – Kombëtarja e Kosovës vlerësohet si befasi e bukur në botë. Ajo është krenaria e popullit në vendin tonë. Po i duhen veç edhe dy fitore për ta kompletuar mrekullinë – për të shkuar në Kampionatin e Evropës, aty ku politika ka pamundësuar për kosovarët t’u hiqen qoftë edhe vetëm vizat.
05.03.2014. Është kjo njëra prej datave më të rëndësishme për futbollin e Kosovës, e cila po ashtu e ka një histori rrëqethëse të veten të diktuar nga rrethanat politike nëpër të cilat ka kaluar Kosova dhe populli i saj.
Pikërisht sot janë bërë gjashtë vjet prejse Kosova filloi të dal në dritë nga terri i cili e kishte kapluar futbollin kosovar qysh prej vitit 1991, kur edhe futbolli ishte mëvetësuar nga ai i ish Jugosllavisë.
Futbollit kosovar iu deshtë të pres gati 25 vjet, nën izolim të plotë dhe në luftën e vet veç sa për të mbijetuar, që ta zhvillojë një ndeshje ndërkombëtare me leje të FIFA-s.
Përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në UEFA e FIFA kishin filluar qysh në vitet e 90-ta pas mëvetësimit nga futbolli i Ish-Jugosllavisë. Por pa sukses, madje edhe pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt të vitit 2008.
Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) në krye me ish presidentin e ndjerë Fadil Vokrri iu deshtë ta pres vitin 2014 për ta marrë një leje nga FIFA që klubet dhe Kombëtaret e saj të zhvillojnë vetëm ndeshje miqësore, edhe atë me kushte, siç ishte përdorimi i fusnotës dhe mospërdorimi i simboleve shtetërore apo edhe shmangja e ndeshjeve me vende tjera të dala nga Ish-Jugosllavia, etj.
Kjo leje e FIFA-s prodhoi festë në Kosovë, e cila në atë formë u paralajmërua se pranimi i plotë në UEFA dhe FIFA së shpejti do të ndodh. Shteti u mobilizua për rinovimin e stadiumit “Adem Jashari” në Mitrovicë që të bëhet gati për lojë ndërkombëtare dhe nga aty të përhoqën mesazhe se Kosova është gati për arenën ndërkombëtare.
Ndërsa, FFK-ja me urgjencë angazhoi miqësoren e Kosovës me Haitin, ndeshje kjo që për vendin tonë dukej sikur një finale evropiane. Kurse, ish-trajneri Albert Bunjaki me urgjencë e grumbulloi dhe e përgatiti skuadrën.
Krejt Kosova ishte në festë, kurse biletat u shitën shpejtë, ndërsa stadiumi “Adem Jashari” ishte i vogël për t’i pranuar gjithë ata kosovarë që dëshironin ta bënin ëndrrën realitet – ta shihnin Kosovën duke zhvilluar ndeshje ndërkombëtare. Mediat botërore raportuan që Kosova po del nga geto, kurse në Serbi u shpreh hidhërimi.
Ndeshja spektakolare kishte përfunduar pa gola, ndonëse “Dardanët” në fushë po luanin si “burra”, kurse tifozët ishin të ngazëllyer në tribuna.
Pas asaj, Kosova vazhdoi të zhvilloi edhe miqësore tjera, të cilat shiheshin si presion mbi UEFA-n për ta përshpejtuar procesin e pranimit të shtetit tonë. Kjo ndodhi dy vjet më vonë. Në maj të vitit Kosova e shënoi njërën prej të arriturave më të mëdha prejse e kishte shpallur shtetësinë e saj. U anëtarësua në UEFA dhe i hapi vetes edhe shumë dyer tjera. Menjëherë pas kësaj FFK-ja u anëtarësua në FIFA.
Dhe më nuk kishte arsye të mos jetë e barabartë me shtetet tjera. Si e tillë Kosovës për pak apo edhe papritmas arriti ta zë kampanjën kualifikuese për Botërorin e vitit 2018. Garoi në një grup jashtëzakonisht të vështirë me Islandën, Turqinë, Finlandën, Ukrainën dhe Kroacinë, e cila nga aty shkoi deri në finalen e Botërorit.
Gazeta Express shkruan se një debutim me barazim i befasishëm në Finlandë ishte maksimumi që arriti ta bëjë Kosova në atë kampanjë, e cila si një foshnjë me telashe nga më të ndryshmet po mundohej t’i bënte hapat e parë. Sidoqoftë, ajo kampanjë kualifikuese e ndihmoi përfaqësuesen tonë që të marrë formë dhe të bëhet gati për ngjarjet tjera ndërkombëtare që po e prisnin.
Kështu, Kosova në tentimin e dytë bëri “bum”. Debutoi për fantazi në Ligën e Kombeve, ku e fitoi njërin prej grupeve të Ligës D. Dhe falë asaj sot e ndajnë vetëm dy fitore nga kualifikimi në Evropian. “Dardanët” do të luajnë në “Play-Off” me Maqedoninë dhe në rast fitoreje do të takohet me çiftin e ndeshjes Bjellorusi – Gjeorgji. Fituesi i finales pastaj prenë biletën për pjesëmarrje në garën më të mirë.
Madje, Kosova këtë ishte afër ta arrijë përmes kampanjës kualifikuese për “Euro 2020”, përkundër faktit që luajti në një grup problematik me Anglinë, Çekinë, Malin e Zi dhe Bullgarinë.
Tanët për pak nuk arritën ta bëjnë mrekullinë duke befasuar me rivalitetin që ua bëri deri në fund superfuqive Anglisë e Çekisë. Por, në fund u pajtua me vendin e tretë, duke lënë pas Bullgarinë e Malin e Zi, të respektuara në Evropë.
Sot, kur janë bërë 6 vjet nga loja me Haitin, Kosova dhe “Dardanët” po e shijojnë fantazinë. Po e mbajnë gjallë ëndrrën dhe po e kërkojnë kualifikimin historik.