Ndeshja e kthimit e Ligës së Kampionëve në mes të Valencias dhe Atalantës do të luhet me dyer të mbyllura.
Këtë e ka konfirmuar UEFA që ka njoftuar se ndeshja do të luhet pa tifozë për shkak të përhapjes së Koronavirusit në Evropë, e në veçanti në Itali.
Ndeshja nuk do të ketë ndryshim sa i përket datës dhe kohës, transmeton IndeksOnline.
Në ndeshjen e parë që u zhvillua në “San Siro”, Atalanta fitoi me rezultat 4-1.