Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Arbërie Nagavci, thënë se në rrjetin social facebook se lavdia për sakrificën e familjes Jashari, është krenari e përgjegjësi për ne dhe gjeneratat që do vine, shkruan InLajmi.
Nagavci ka thënë se data të pashlyeshme në historinë tonë kombëtare do të mbeten 5, 6 dhe 7 marsi. 22 Vite më parë, Jasharajt kishin marrë përsipër gjithë peshën kombëtare për çlirim, për t’u bërë dritë lirie.
Po ashtu znj Nagvci ka kujtuar se Çdo përvjetor i rënies së tyre, është ditë jo vetëm e kujtimit të madhështisë së Jasharajve, por edhe moment për të kujtuar rrugën që duhet të ndjekim si popull dhe vend.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Lavdia për sakrificën e familjes Jashari, është krenari e përgjegjësi për ne dhe gjeneratat që do vinë.
Data të pashlyeshme në historinë tonë kombëtare do të mbeten 5, 6 dhe 7 marsi. 22 Vite më parë, Jasharajt kishin marrë përsipër gjithë peshën kombëtare për çlirim, për t’u bërë dritë lirie.
Duke e shkrirë tërë shpirtin e kombit mbi supet e tyre, u bënë simbol i lirisë dhe reflektim i ecjës tonë përpara. Me rënien e tyre u ngrit fuqia e popullit shqiptarë për liri e çlirim, për të mos të rënë kurrë.
Një popull që ka sakrifikuar si Jasharajt e ka dhënë heronjë si Adem e Hamzë Jashari, nuk do të mund ta duronte kurrë shtypjen dhe okupimin.
Çdo përvjetor i rënies së tyre, është ditë jo vetëm e kujtimit të madhështisë së Jasharajve, por edhe moment për të kujtuar rrugën që duhet të ndjekim si popull dhe vend.
Lavdi e përjetshme për gjithë dëshmorët e martirët e kombit!