Kuvendi i Kosovës sot mban seancë të veçantë për të shënuar 22-vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, InLajmi
Seanca e Kuvendit mbahet në orën 09:00.
Ndërkaq, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani do të merr pjesë dhe mban fjalë rasti në ceremoninë e parakalimit të Ushtrisë, që do të mbahet në ora 12:00.
Në ceremoninë e parakalimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës do të jenë të pranishëm edhe presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Albin Kurti /InLajmi/