E gjithë kjo pasuri e paluajtshme, sipas tij, kap shifrën 400 mijë euro. Edhe kjo është trashëgimi dhe truali është pasuri e përbashkët.

Ndërkaq, si pasuri të luajtshme ka deklaruar dy vetura njëra e markës Mazda (2013) e deklaruesit dhe tjetra Suzuki (2018), e deklaruar në emrin e bashkëshortes.

Vetura e Vitisë kap vlerën e 12,000.00 euro ndërsa e gruas 15,000.00.
Para të gatshme, ministri i tanishëm, gjatë kohës sa ishte deputet ishte 1,000.00 euro dhe bashkëshortja 500.00, shkruan lajmi.net.

E as ky deputet nuk i ka shpëtuar kredisë. Faktikisht dy kredi janë në emrin e bashkëshortes së Vitisë.