• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 22 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Analistët: Skepticizmi ndaj BE-së dhe besimi në SHBA-në

J G nga J G
5 March 2020
në Kosovë, Politikë
0 0
0
Analistët: Skepticizmi ndaj BE-së dhe besimi në SHBA-në
6
SHPERNDARJE
22
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova dhe qytetarët e saj, që nga përfundimi i luftës në vitin 1999 e këndej, kanë pasur një entuziazëm të madh ndaj Bashkimit Evropian dhe synim për t’u bërë pjesë e tij, por tashmë ekziston një zhgënjim i madh dhe skepticizëm lidhur me proceset integruese të vendit, vlerësojnë njohës të zhvillimeve politike në Kosovë.

Politologu Ramush Tahiri, thotë për Radion Evropa e Lirë se zhgënjimi i madh i Kosovës me Bashkimin Evropian ka ardhur për shkak të procedurave të ngadalta të saj në proceset integruese dhe tashmë Kosova mbetur e fundit në Ballkanin Perëndimor në këto procese.

Ndërkohë sipas tij, zhgënjimi me Bashkimin Evropian është rritur edhe më shumë për faktin që Serbia, të cilën qytetarët e Kosovës e konsiderojnë fajtore për luftërat në ish-Jugosllavi, ka ecur shumë përpara në procesin e integrimeve evropiane. Për më shumë, siç thotë Tahiri, pesë vende të Bashkimit Evropian, ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

“Forumet evropiane ose institucionet evropiane nuk po bëjnë asnjë përpjekje të vogël që këto vende ta njohin Kosovën ose që të gjejnë njëfarë zgjidhje të ndërmjetme që të mos jenë të kundërshtueshme me Kosovën, me pavarësinë dhe të ardhmen e saj. Gjithashtu, është edhe një faktor, që Kosova është vend i vogël dhe e ka mentalitetin qytetar, pak a shumë, servil dhe në krahasim ndërmjet Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, këto të fundit u duken shumë më të forta dhe shumë më e afërta për mentalitetin kosovar”, tha Tahiri.

Analisti i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, duke folur për Radion Evropa e Lirë, vlerëson që skepticizmi i qytetarëve të Kosovës, por edhe institucioneve të saj, ndaj Bashkimit Evropian ka ardhur duke u rritur gjatë dhjetë vjetëve të fundit dhe ndërlidhet me dialogun ndërmjet Kosovë dhe Serbisë, që lehtësohet nga Bashkimi Evropian.

“Qytetarët e kanë parë që për të njëjtin dialog, Serbia vlerësohet dhe shpërblehet, ndërkohë që Kosova, për fat të keq, ende nuk e ka as liberalizimin e vizave, një çështje që tashmë me vite është tejkaluar nga vendet e rajonit. Të mos harrojmë se një faktor tjetër është paaftësia, pazotësia e Bashkimit Evropian që të luajë rolin e vet serioz në çështjen e Kosovës, në kuptimin që, 12 vjet pas shpalljes së pavarësisë, pesë anëtare të këtij unioni ende nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur”, theksoi Mushkolaj.

Ai shtoi që mosnjohjen nga pesë vendet anëtare të BE-së, qytetarët e Kosovës e perceptojnë si një lloj pafuqie, e mbase edhe një lloj qasje armiqësore ndaj vendit të tyre, gjë që ka çuar dhe vazhdon të çojë në humbjen e mëtejshme të besimit te Bashkimi Evropian.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për media të mërkurën, ka thënë që Brukseli nuk po tregon aftësi për të përmbyllur procesin e dialogut Kosovë-Serbi me një marrëveshje dhe se tashmë është një rol dhe interesim në rritje nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe presidenti Donald Trump që të përmbyllet ky proces me marrëveshje paqësore.

Njohësit e zhvillimeve politike, vlerësojnë se jo vetëm skepticizmi, por edhe një lloj mosbesimi ndaj Bashkimit Evropian, tashmë vërehet edhe te drejtuesit institucionalë të Kosovës, të cilët në mjaft raste kanë kërkuar që në ndërmjetësimin e dialogut për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë, të përfshihen Shtete e Bashkuara të Amerikës.

Politologu Tahiri thotë që kjo kërkesë vjen për shkak se pozicioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është i shumë i qartë dhe e përkrahin pa rezervë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin e Kosovës, si dhe deklarojnë se kthim prapa nuk ka. Ndërkaq, sipas tij, shtetet individuale të Bashkimit Evropian, e pranojë pavarësinë e Kosovës, por përveç Gjermanisë, ato nuk kanë qëndrim të fortë përballë kësaj pavarësie.

“Qytetarët e Kosovës, por edhe elita politike e saj, Evropën e shohin si me dyshim sepse Bashkimi Evropian dhe të gjitha organet e saj, NATO, mbajnë qëndrim neutral karshi Kosovës. Ky qëndrim neutral, kur është prezent edhe Serbia dhe kur ajo merr pjesë në forume, shprehet në atë se çështja e Kosovës nuk është zgjidhur dhe duhet të zgjidhet në bisedime të drejtpërdrejta me Serbinë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Kjo është e papranueshme”, vlerësoi Tahiri.

Analisti Mushkolaj shpreh mendimin që nuk është e rastësishme që qytetarët dhe spektri politik në Kosovë nuk i besojnë Bashkimit Evropian në dekadën e fundit. Sipas tij, Bashkimi Evropian, gjatë nëntë vjetëve të fundit, nuk ka arritur të zgjidhë problemet në raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për më shumë, e ka zvarritur gjithë procesin.

“Pra, Bashkimi Evropian është treguar krejtësisht i pafuqishëm që të jetë lider, në kuptimin e plotë të fjalës, në udhëheqjen e dialogut dhe në zgjidhjen e problemeve. Ndërkohë që SHBA-ja ka qëndruar anash për një kohë të gjatë dhe në fund, duke pasur parasysh këtë paaftësi të Bashkimit Evropian, po duket një dinamizëm i ri i Shteteve të Bashkuara që duket ta ketë seriozisht edhe arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare dhe përmbylljen e konflikteve të përditshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, u shpreh Mushkolaj.

Sipas tij edhe Bashkimi Evropian, në heshtje po e pranon dështimin e tij ndonëse edhe më tej mbetet faktor i rëndësishëm në zgjidhjen e problemeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për shkak se të dy këto vende aspirojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian.

Të dy njohësit e zhvillimeve politike kanë vlerësuar se po të pyeteshin qytetarët e Kosovës, në mbikëqyrjen e dialogut me Serbinë nuk do të merrte pjesë fare Bashkimi Evropian, por do të kërkonin ndërmjetësimin e drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas tyre, qytetarët e Kosovës e shohin Bashkimin Evropian si shtrat të tyrin, për shkak të përkatësisë gjeografike dhe gjeopolitike, por besimi i tyre mbetet te Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Tags: BEKosovaSHBA
Postimi i mëparshëm

Vrasja e Qerim Kelmendit, në pritje të rezultateve të ADN-së

Postimi tjetër

Lirim Kastrati ylli i javës në Kroaci

Të ngjajshme Postime

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon
Politikë

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna
Kosovë

KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna

16 October 2025
Mot me vranësira e intervale kohore me diell
Kosovë

Në Kosovë pritet të mbajë mot i freskët, me vranësira të shpeshta

29 September 2025
Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë
Kosovë

Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë

28 September 2025
Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta
Kosovë

Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta

28 September 2025
Përparim Rama për pushtetin qendror: Shiten patriotë, e duan ta çojnë vendin poshtë e më poshtë
Politikë

Përparim Rama për pushtetin qendror: Shiten patriotë, e duan ta çojnë vendin poshtë e më poshtë

25 September 2025
Postimi tjetër
Lirim Kastrati ylli i javës në Kroaci

Lirim Kastrati ylli i javës në Kroaci

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu