Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka takuar sot të parin e Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Sot vizitova Kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti dhe ekipin e tij. I prezantova projektet prioritare te Qeverisë në infrastrukturë e në mjedis në Prishtinë. U pajtuam të ndërtojmë një grup të përbashkët Ministri-Komunë që do të koordinojnë projektet e mëdha në Prishtinë këtë vit, me theks të veçantë”, ka shkruar Abdixhiku në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë:
Sot vizitova Kryetarin e Prishtinës Shpend Ahmeti dhe ekipin e tij. I prezantova projektet prioritare te Qeverisë në infrastrukturë e në mjedis në Prishtinë. U pajtuam të ndërtojmë një grup të përbashkët Ministri-Komunë që do të koordinojnë projektet e mëdha në Prishtinë këtë vit, me theks të veçantë:
– Rrugën A me gjithë kolektor;
– Unazën e Prishtinës;
– Hartën Zonale;
– Përpjetëzën e mbikalimet në Veternik;
– Urën dhe unazën në Arbëri;
– Kolektorin në Hajvali;
– Ujësjellësin në Gollak;
– Trajtimin rajonal të mbeturinave.

Kryeqyteti në këtë mandat qeverisës do të ketë vëmendje rrënjësisht më të shtuar. /InLajmi/