Fikret Shatri është një nga emrat më të njohur të basketbollit kosovar që nga paslufta.
Ish-basketbollisti i Sigal Prishtinës, dhe trajneri i disa skuadrave kosovare ka një të kaluar të dhimbshme, por heroike.
Vëllau i dëshmorit Izet Shatri, kishte arritur që të ikë nga burgu në vitin 1998 kur ishte arrestuar nga pushteti sllav në atë kohë.
Në një intervistë për RTV 21, Fikreti ka treguar këtë moment kritik, nga i cili kishte shpëtuar me disa lëndime të lehta.
Fikret Shatri njihet sot si një nga sportistët më kulminant kosovar.
Me përgatitjen e lartë fizike, Shatri pavarësisht viteve vazhdon të merr pjesë me sukses në maratona e gara të ndryshme sportive.