Gjykata e Apelit ka rikthyer sërish lëndën për gjykimin e Frashër Krasniqit, Adea Batushës dhe Atdhe Arifit, për akuzat se kanë sulmuar Kuvendin e Kosovës në vitin 2014.
Ata sot pritet të paraqiten në Gjykatën Themelore në Prishtinë nga ora 09:00, Apeli rikthej këtë gjykim pasi mori për bazë ankesat lidhur me lëndën, transmeton Klan Kosova.


Në vitin 2017 personat në fjalë ishin dënuar së bashku me 21 vjet e 6 muaj burgim, i akuzuar për të njëjtin rast ishte edhe i ndjeri Astrit Dehari, i cili ishte gjetur pa shenja jete në burgun e Prizrenit.




















