Në Twitter, ka vazhduar përplasja mes ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitakut dhe gazetarit britanik si dhe njohësit të zhvillimeve në Ballkan, Tim Judah, shkruan Inlajmi
Ky i fundit ka shkruar se “Këtë mëngjes unë shkrova se gjërat në lidhje me Kosovën mund të jenë duke iu afruar përfundimit. Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku shkroi se unë e kisha gabim. Pastaj ajo u tërheq. Jo e lidhur natyrisht, por ka shumë gjëra që po ndodhin prapa skene”.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ambasadores Çitaku, e cila i ka replikuar gazetarit Judah.
“I dashur Tim, krejtësisht jo relevante , dhe asgjë nuk ndodh prapa skenave. Ju lutemi ndaloni përhapjen e konfuzionit dhe panikut”, ka shkruar Çitaku.
Ndryshe gazetari britanik Judah, në një postim në Twitter dje, ku shkroi se Richard Grenell dhe njerëzit e presidentit Donald Trump dëshirojnë të lëvizin shpejt në një marrëveshje të madhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nxiti reagimin e ambasadorit Grenell e po ashtu të ambasadores Çitaku.
Grenell dhe Çitaku theksuan se këto janë deklarata spekulative dhe se askush nuk po provon t’i lëviz gjërat aq shpejtë /InLajmi/