Prof. dr. Binak Maxharraj, ka komentuar konferencën për media të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi pas kthimit nga SHBA-ja.
“Po thoni së taksa duhet te hiqet sa më parë dhe te mos përsëritet rasti i demarkacionit me Malin e Zi. Sipas teje kjo po i bije së pasi qe ti kryejmë detyrat e shtëpisë rreth taksës në dialogun e rinisur duhte me ia dhanë Serbisë Veriun e Kosovës, apo jo deklarohu President, sepse nëse kjo ndodhë nuk ke punë me Kurtin por me popullin, sepse populli nuk lejon qe ti cenohet sovraniteti duke e dëmtuar me ndërrim kufijsh”, ka shkruar Maxharraj në Facebook.

Postimi i plotë:
THAÇI:TAKSA TË HIQET TË MOS PËRESERITET NGJARJA E DEMARKACIONIT ME MALIN E ZI.
(A mos është edhe ky si te demarkacioni kushtë qe te hiqet taksa,te filloj dialogu me Serbin,por qe si shpërblim që me ia dhanë Veriun Serbisë.Këtë duhet ta sqaroni ju z.President,por edhe z.Richard Grenell i cili po insiston fuqishëm në këtë)
Presidenti Hashim Thaçi gjatë një adresimi para medieve përkitazi me takimet e tij në ShBA, ka thënë se taksa duhet të hiqet sa më parë dhe të mos përsëritet rasti i demarkacioni.
E çartë z.President dmerkacioni me Malin e Zi zgjati mbi tri vjetë.Ishte si kushtë për liberalizimin e vizave.Demarkacioni kalojë e paguam me 8200 hektar teritor të Kosovës por vizat nuk erdhen,as qe janë nisë me ardhë.Pra,ky është një mashtrim i yti,Ramushit dhe Isës.
Po thoni së taksa duhet te hiqët sa më parë dhe te mos përseritet rasti i demarkacionit me Malin e Zi.
Siaps teje kjo po i bije së pasi qe ti kryejmë detyrat e shtepisë rreth taksës në dialogun e rinisur duhte me ia dhanë Serbisë Veriun e Kosovës,apo jo deklarahu President,sepse nese kjo ndodhë nuk ke punë me Kurtin por me popullin,sepse populli nuk lejon qe ti cenohet sovraniteti duke e dëmtuar me ndrrim kufijsh. /InLajmi/






















