Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pas një sondazhi i cili është realizuar në TV Dukagjini, me pyetjen “A po e kërcënon LDK koalicionin?”.
“Pyetja është sugjestive dhe rrjedhimisht është joprofesionale. Sepse një TV serioz do duhej, nëse bash ka nevojë, të shtrojë pyetje neutrale: Kush po e kërcënon koalicionin…
Dhe unë do të përgjigjesha se koalicionin mund ta kërcënojë vetë koalicioni. Por këtë kërcënim nuk e shoh”, ka shkruar Mustafa në rrjetin social Facebook.


Postimi i plotë:
Një sondazh me prapavijë qëllimkeqe i TV Dukagjini.
“A po e kërcënon LDK koalicionin?” Kjo është pyetja që iu shtrua opinionit sonte!
Sipas kësaj, Redaksia e TV Dukagjinit e paska vendosur, se në çdo alternativë LDK duhet të jetë ajo që kërcënon. Dhe paraprakisht duhet etiketuar si përgjegjëse LDK-në. Pyetja është sugjestive dhe rrjedhimisht është joprofesionale. Sepse një TV serioz do duhej, nëse bash ka nevojë, të shtrojë pyetje neutrale: Kush po e kërcënon koalicionin…
Dhe unë do të përgjigjesha se koalicionin mund ta kërcënojë vetë koalicioni. Por këtë kërcënim nuk e shoh. IM /InLajmi/




















