Dy persona janë arrestuar dje në Prishtinë pasi që të njëjtit dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri.
Njësiti policor kompetent ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka gjetur dhe konfiskuar pesë gëzhoja të armës automatike, shkruan InLajmi.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.
Detaje tjera rreth këtij rasti nuk dihen.
Fsh. Ternave, Podujevë 03.03.2020 – 08:35. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit kanë shtënë me armë zjarri. Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar 5 gëzhoja (dyshohet të AK-47). Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje, thuhet në raport të policisë./InLajmi/