Menaxhmenti i RTK-së ka reaguar ashpër ndaj sulmit brutal që u bë sonte ndaj kryeredaktorit të web-faqes së RTK-së, Altin Ahmeti, shkruan InLajmi
Sulmi ndaj gazetarëve është sulm ndaj lirisë së Kosovës. Kërkojmë nga organet e rendit që të zbardhin sa më shpejt rrethanat e këtij rasti dhe personat përgjegjës të dalin para drejtësisë, thuhet në reagimin e menaxhmentit të RTK-së.
Rikujtojmë se Altin Ahmeti mbrëmë është sulmuar nga pesë persona, sipas RTK-së sulmi fizik ndaj gazetarit Ahmeti, ka ndodhur në lokalin “Friends Aveny” të kryeqytetit.
Edhe pse ende nuk dihen rrethanat se shkaqet se pse ka ndodhur një sulm i tillë, ndërkaq, personi që dyshohet për sulmin brutal është zyrtari i Telekomit të Kosovës, Gëzim Makolli.
“Pesë vetë më sulmuan dhe dolën duke më kërcënuar se do të më vrasin. Personi në fjalë është Gëzim Makolli. E ftova policinë dhe prokurorinë. Nuk i di arsyet e sulmit”, kishte shtuar kryeredaktori i web faqes /InLajmi/