• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 23 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Politikë

Kurti i dërgon letër Trumpit dhe Pompeos për taksën

J G nga J G
2 March 2020
në Politikë
0 0
0
Kurti i dërgon letër Trumpit dhe Pompeos për taksën
52
SHPERNDARJE
76
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u ka dërguar letër Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump si dhe Sekretarit të Shtetit, Mike Pompeo, shkruan InLajmi.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga zyra e kryeministrit.

Në letrën e dërguar presidentit Donald Trump, Kurti e ka informuar për programin qeverisës dhe për qeverinë e re të Kosovës.

Poashtu Kurti ka theksuar se Qeveria e tij dhe ai janë të përkushtuar për zgjedhjen e çështjeve të mbetura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Përmes kësaj letre, Kurti ka njoftuar presidetin Trump edhe për çështjen e taksës ku ka thënë se nga 15 marsi do të fillojnë me heqjen e tarifës për mallrat nga Serbia dhe Bosnja.

Letra e plotë dërguar presidentit Trump:

I nderuar Donald J. Trump

President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Shkelqësia juaj,

Po jua drejtoj këtë letër që t’ju informoj për programin qeverisës dhe për qeverinë e re të Republikës së Kosovës. Me këtë rast, dua t’ju falenderoj për përkrahjen tuaj të vazhdueshme për Republikën e Kosovës, si dhe për angazhimin tuaj drejt krijimit të mundësive ekonomike, sigurisë, dhe paqes së qëndrueshme në Ballkan. Ne e vlerësojmë jashtëzakonisht shumë interesin personal që keni treguar për të ardhmen e vendit dhe rajonint tonë.

Programi qeverisës i qeverisë së re të Kosovës është i fokusuar dhe përqëndruar në dy shtylla kryesore. E para konsiston në zotimin tonë për të luftuar në mënyrë të pakompromis korrupsionin dhe krimin e organizuar. Shtylla e dytë, si prioritiet kryesor, ka rritjen ekonomike, zgjerimin e investimeve dhe krijimin e vendeve të punës. Këto dy procese janë reciprokisht të ndërlidhura, ndaj dhe ne e mirëpresim mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë së Shteteve të Bashkuara në përpjekjet tonë për zbatuar qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit, dhe rritjen e mundësive ekonomike për popullin e Kosovës.

Qeveria ime dhe unë jemi të përkushtuar për zgjidhjen e çështjeve të mbetura ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Ne mbetemi të bindur se kjo duhet bërë përbrenda procesit të dialogut, i cili do të kulmonte me njohjen e ndërsjellë të dy shteteve. Ne besojmë se kjo është rrugë e rëndësishme për integrimin e Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare dhe arritjen e një marrëveshje historike që do të krijonte paqe të qendrueshme, stabilitet dhe siguri në Ballkan.

Së këndejmi, duke filluar nga 15 Marsi, ne do të fillojmë heqjen e tarifave për mallrat nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovina, të cilat janë vendosur nga qeveria e kaluar. Fillimisht, do hiqen tarifat për lëndët e para. Këtë e bëjmë si shprehje e gjestit të mirë diplomatik dhe si shenjë për përkushtimin tonë për të punuar afër me Shtetet e Bashkuara në dialogun me Serbinë. Ne shpresojmë seveprimet tona do të kthehen me reciprocitet nga Beogradi, nga i cili presim t’i largojë të gjitha barrierat jo-tarifore për tregtinë me Kosovën, si dhe të ndalojë fushtatën për çnjohjet e Kosovës. Ne poashtu ftojmë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian për krijimin e mekanizmave monitorues dhe sanksionues, për të siguruar që dy palët t’i përmbahen zotimeve të bëra gjatë marrëveshjeve të tanishme si dhe atyre në të ardhmen.

Ne jemi të vetëdijshëm se gjatë dy viteve të fundit ka pasur mungesë të theksuar të koordinimit ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës për rolin, interesin dhe qëllimet në dialogun me Serbinë, si dhe për mungesën e qartësisë se kush flet në emër të Kosovës në skenën ndërkombëtare dhe në tavolinën negociuese. Kjo do të përfundojë me qeverinë që drejtoj unë. Qeveria dhe unë si kryeministër kemi mandatin kushtetues, vullnetin politik dhe detyrën ligjore, si dhe përgjegjësinë e plotë dhe ekskluzive për të marrë përsipër, udhëheqjen e këtij procesi dhe përfaqësimin e Kosovës në nivelin më të lartë diplomatik. Presim me padurim të fillojmë punën me ju, diplomatët dhe emisarët tuaj, si dhe partnerët tanë në Bashkimin Europian, për ta çuar përpara këtë proces .

Qeveria ime i sheh marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara si marrëdhënie me rëndësinë më të lartë strategjike për vendinn tonë, si aleancë që është e bazuar në vlera dhe interesa thellësisht të përbashkëta. Administrata juaj tashmë ka pasur ndikim të madh pozitiv në Ballkanin Perëndimor, duke sjellë energji të reja dhe zbatueshmëri në zgjidhjen e problemeve, gjë që ne e mirëpresim jashtëzakonisht shumë. Mezi presim ta thellojmë partneritetin dhe të punojmë së bashku me Shtetet e Bashkuara në shtimin e mundësive ekonomike, forcimin e sundimit të ligjit, rritjen e sigurisë rajonale, shtyrjen përpara të dialogut Kosovë-Serbi, si dhe për çështjet e tjera.

Sinqerisht,

Albin Kurti

Letra e plotë dërguar sekretarit Pomepo:

I dashur z. Sekretar,

Ju falenderoj shumë për letrën tuaj të urimit për formimin e qeverisë së re të Republikës së Kosovës. Ju falenderoj për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën si dhe për zotimin tuaj që këtë do ta bëni edhe në të ardhmen.

Qeveria ime është shumë e vendosur në luftën e pakompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Përveç kësaj, prioritetet kryesore të qeverisë sime do të jenë rritja ekonomike, zgjerimi i investimeve, dhe krijimi i vendeve të reja të punës. Këto dy procese janë të ndërlidhura dhe ne e mirëpresim ndihmën tuaj të vazhdueshme në përpjekjet tona për implementim të qeverisjes së mirë, sundim të ligjit dhe krijimin e mundësive për popullin e Kosovës.

Gjykatat efikase, profesionale dhe të paanshme janë të domosdoshme për drejtësi dhe sundim të ligjit. Ne kemi vendosmëri të palëkundur t’iu japim fuqi prokurorëve dhe t’i mbrojmë ata në misionin dhe detyrat për ta luftuar krimin. Por, sigurisht kemi nevojë për përkrahjen dhe ndihmën tuaj.

Jemi të vendosur për zgjidhjen e çështjeve të mbetura në mes të Kosovës dhe Serbisë, përmes procesit të dialogut, i cili do të përfundojë me njohjen e ndërsjellë në mes të dy shteteve. Ne besojmë se kjo është rrugë e rëndësishme drejt integrimit të plotë të Kosovës në bashkësinë ndërkombëtare si dhe arritjen e marrëveshjes historike, e cila do të krijonte paqe të qëndrueshme në Ballkan.

Lidhur me këtë, që nga 15 marsi ne do të fillojmë me fazën e parë të heqjes së tarifës në mallrat nga Serbia dhe Bosnia e Hercegovina, e cila ishte vendosur nga qeveria e kaluar. Ne po e bëjmë këtë si gjest diplomatik të vullnetit të mirë, me shpresë që Serbia do të veprojë reciprokisht duke I hequr të gjitha barrierat jotarifore në tregti me Kosovën, si dhe të ndalojë fushatën për çnjohje të Kosovës. Ne e rezervojmë të drejtën për ta rikthyer tarifën në periudhë prej 90 ditësh nëse Serbia nuk jep shenjë të vullnetit të saj të bashkëpunojë për këto çështje. Ne, poashtu, i lutemi Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian të krijojë mekanizëm monitorimi dhe sanksionimi, për t’u siguruar që të dyja palët t’i përmbahen premtimeve të bëra në marrëveshjet e tashme dhe të ardhme në mes të dy palëve.

Jemi të vetëdijshëm se gjatë dy viteve të kaluara ka pasë moskoordinim serioz në mes të përfaqësuesve të Kosovës, lidhur me rolin, interesin dhe qëllimet e Kosovës në dialog me Serbinë, si dhe mungesën e qartësisë se kush flet për Kosovën në skenën ndërkombëtare dhe në tryezën e negociatave. Kjo do të përfundojë me qeverisjen time. Qeveria dhe unë si kryeministër kemi mandate, vullnetin politik, si dhe detyrë kushtetuese ta marrim përgjegjësinë e plotë dhe ekskluzive në udhëheqjen e këtij procesi dhe në përfaqësimin e Kosovës në nivelet më të larta diplomatike. Me kënaqësi presim bashkëpunimin me ju dhe partnerët tanë në Bashkimin Evropian, për ta shtyrë këtë proces përpara.

Qeveria ime i sheh marrëdheniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara si marrëdhënie me rëndësinë më të lartë strategjike për vendin tonë, si aleancë që është e bazuar në vlera thellësisht dhe interesa thellësisht të përbashkëta. Angazhimi afatgjatë i Shteteve të Bashkuara për Kosovën ka vlerë të jashtëzakonshme për mua, qeverinë time dhe popullin e Kosovës. Ne presim me ndjeshmëri të lartë thellimin e partneritetit dhe punës së përbashkët me Shtetet e Bashkuara në shtimin e mundësive ekonomike, forcimin e sundimit të ligjit, rritjen e sigurisë rajonale, shtyrjen përpara të dialogut Kosovë-Serbi, si dhe në çështjet e tjera./InLajmi/

Tags: KurtiLetërPompeoTrump
Postimi i mëparshëm

Haradinaj dënon ashpër arrestimin e aktivistëve të AAK-së

Postimi tjetër

Selimi: Tarifa ndaj Serbisë nuk e ndali ndarjen e Kosovës

Të ngjajshme Postime

Lladrovci për vjedhjen e votave: Më në fund i doli tymi
Politikë

Lladrovci për vjedhjen e votave: Më në fund i doli tymi

19 January 2026
Mustafa: Kriza energjetike, rezultat i keqmenaxhimit të Qeverisë Kurti, PDK do të inicojë themelimin e një komisioni të ri hetimor
Politikë

Mustafa: Kriza energjetike, rezultat i keqmenaxhimit të Qeverisë Kurti, PDK do të inicojë themelimin e një komisioni të ri hetimor

14 January 2026
PZAP ia rrëzon ankesën për votat me postë Bekim Haxhiut
Politikë

PZAP ia rrëzon ankesën për votat me postë Bekim Haxhiut

12 January 2026
Hasani: Kurti s’ka dobi nga rizgjedhja e Osmanit, ndërkombëtarët i kërkojnë autonominë serbe që e pranoi
Politikë

Hasani: Kurti s’ka dobi nga rizgjedhja e Osmanit, ndërkombëtarët i kërkojnë autonominë serbe që e pranoi

8 January 2026
Numërohen mbi 85% e votave me postë, prin VV-ja
Politikë

Numërohen mbi 85% e votave me postë, prin VV-ja

7 January 2026
Konfirmohet: Nenad Rashiq siguron ulësen në Kuvend
Politikë

Konfirmohet: Nenad Rashiq siguron ulësen në Kuvend

6 January 2026
Postimi tjetër
Selimi: Tarifa ndaj Serbisë nuk e ndali ndarjen e Kosovës

Selimi: Tarifa ndaj Serbisë nuk e ndali ndarjen e Kosovës

Lajmet e fundit

Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci

Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci

20 January 2026
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dollarë

Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dollarë

20 January 2026
Tërë ditën me reduktime: Rikthehen në funksion blloku B1 dhe B2

Tërë ditën me reduktime: Rikthehen në funksion blloku B1 dhe B2

20 January 2026
Haziri reagon në emër të partisë për padinë ndaj Janina Ymerit: I kanë shti punëtorët me i ba padi

Haziri reagon në emër të partisë për padinë ndaj Janina Ymerit: I kanë shti punëtorët me i ba padi

20 January 2026
Trump: Bordi i Paqes “mund” të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

Trump: Bordi i Paqes “mund” të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

20 January 2026
Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes

Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes

20 January 2026
“Frikohet të flejë pa makijazh”, Elijona e ashpër ndaj Benitës

“Frikohet të flejë pa makijazh”, Elijona e ashpër ndaj Benitës

20 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu