Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se nesër do të fillojë organizimi për tërheqjen e shortit për renditjen e kandidatëve dhe subjekteve politike në fletëvotimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës, të cilat do të mbahen më 15 mars 2020.
Kjo pritet të bëhet nga ora 11:00.
Zgjedhjet në Podujevë vijnë pasi ish-kryetari i kësaj komune, Agim Veliu është zgjedhur Ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e re të formuar.
LDK për kandidat e ka propozuar Nexhmi Rudarin, Lëvizja Vetëvendosje do të garojë me Shpejtim Bulliqin, derisa PDK me Naim Fetahun.