Ndeshja gjysmëfinale e play-offit në Ligën e Kombeve ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës ka gjasa të mos luhet me 26 mars ashtu siç ishte e paraparë.Arsyeja është koronavirusi që është përhapur në gjithë Europën dhe ndeshja ndërmjet përfaqësueses së vendit dhe Kosovës mund të shtyhet për në muajin maj.
Anulimi i ndeshjeve të play ofg-it në Ligën e Kombeve për muajin mars mund të vijë si sygjerim nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ndërsa me të njejtin qëndrim ka dalur sot edhe UEFA shkruan Sportmania.al
Presidenti Aleksandar Çeferin të martën do të ketë mbledhje me të gjithë presidentët e federatave dhe do të merret vendim për këtë çështje.