Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka njoftuar se partia Balli Kombëtar Demokrat, do ta përkahë LDK-në në zgjedhjet e 15 marsit në Podujevë, shkruan InLajmi.
Sipas njoftimit të Veliut përmes Facebook, BKD do e mbështesë Nexhmi Rudarin, për kryetar të Podujevës ndërsa ka shtuar se ky është një konfirmim e i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes dy partive.
Agim Veliu ka qenë deri në shkurt të këtij viti kryetar i Podujevës tash e disa mandate. Ai ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë për t’u bërë Ministër i Punëve të Brendshme.
Postimi i plotë i tij:
Sot me kryetaren e Ballit Kombëtar Demokrat – dega Podujevë, Arjeta Fetahu, rikonfirmuam marrvëshjen e bashkëpunimit të cilën e kishim arritur në pjesën e parë të mandatit.
Sipas marrëveshjes, BKD, me të gjitha strukturat dhe anëtarësinë e saj do ta mbështesë kandidatin e LDK-së për kryetar të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudarin.
Ky është edhe një konfirmim i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm në mes dy subjekteve tona në pjesën e parë të mandatit qeverisës në Podujevë./InLajmi/