Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, nga 38 mijë e 232 veteranë sa ishin në janar të vitit të kaluar, mbetën vetëm 38 mijë e 101 në dhjetor.
Qyteti që ka më së paku veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është Mamusha, me vetëm një të tillë.
Kurse, qyteti me më së shumti veteranë është Deçani. Atje janë të regjistruar 4082 veteranë të luftës.