Policia e Kosovës ka konfiskuar një kartëmonedhë 100 euro, pasi dyshohet se ajo është e falsifikuar.
Ankuesi mashkull ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës në pompë të derivateve, një person i panjohur me veturë ishte furnizuar me derivate dhe për pagesë ia kishte dhënë 100 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Rasti ka ndodhur më 28 shkurt, në rrugën magjistrale Prishtinë-Gjilan, në ora 02.15, thuhet në raportin e rregullt të Policisë së Kosovës.
Rr. Magjistrale Prishtinë-Gjilan 28.02.2020 – 02:15. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se derisa kishte qenë në vendin e punës në pompë të derivateve, një person i panjohur me veturë ishte furnizuar me derivate dhe për pagesë viktimës ja kishte dhënë një kartëmonedhë në vlerë 100 euro e cila dyshohet të jetë e falsifikuar. Njësiti policor është marr me rastin nga ankuesi është konfiskuar monedha në fjalë për procedura hetimore./InLajmi/