Oriz bio është zgjedhja më e mirë që mund të bëni kur vjen puna për të përgatitur një rizoto të shijshme me perime. Për më shumë, ndiqni recetën e detajuar
Përbërësit: Oriz (bio “Scotti”)
25 gram gjalpë
1 qepë e njomë
1 spec i kuq
1 karrotë
1 kungull
shafran (Indie)
Përgatitja
Skuqni gjalpin në një tigan dhe më pas shtoni qepën e njomë, specin, karotën.
Pasi të jenë skuqur mirë shtoni dy filxhan çaji me oriz dhe 4 gota ujë. Shtoni shafranin ( të tretur më parë në një filxhan me pak ujë).
E lini orizin të ziejë për 15-20 minuta. Në fund e servirni duke e shoqëruar me djathë kaçkavall të grirë.