Zeneli ka lënë prapa dëmtimin, ai ka zbritur në fushë në Ligue 1
Pasi luajti për 45 minuta me ekipin e dytë të Reims, Arbër Zeneli tani është paraqitur më në fund edhe për ekipin e parë, duke i dhënë fund vuajtjeve 8 mujore.
Ai luajti më shumë se 5 minuta në barazimin që Reims e mori në udhëtim te Monaco në kuadër të xhiros së 27 në Ligue 1.
Ai u inkuadrua në lojë në minutën e 85’ në vend të Tristan Dingome, duke i dhënë fund vuajtjeve disa mujore.
Kthimi i Zenelit është një lajm i mirë për Kosovën, pasi që ai pritet të jetë i gatshëm për të luajtur në ndeshjet vendimtare të marsit, kur do të luhen ndeshjet e play-offs kualifikues për EURO 2020, shkruan Ballkani.info
Kosova do të takohet me Maqedoninë në gjysmëfinale, ndërsa në finale e pret ose Gjeorgjia, ose Bjellorusia, gjithmonë nëse e kalon Maqedoninë.