Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i ka reaguar Bashkimit Evropian (BE), duke thënë se i dërguari i tyre për dialogun Kosovë – Serbi duhet të jetë më i dobishëm.
Këtë deklaratë Thaçi e ka bërë përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter.
Sipas Thaçit, BE duhet të mbështet të gjitha përpjektet që çojnë përpara një marrëveshje historike
“Bashkimi Evropian duhet t’i japë peshë politike përfshirjes së vet në dialogun Kosovë-Serbi. Duke ulur nivelin dhe përgjegjësinë në një emisar pa kredibilitet, nuk i ndihmon këtij qëllimi. BE’ja duhet t’i përkrahë të gjitha përpjekjet që çojnë kah arritja e marrëveshjes historike dhe të punojë me partnerë që japin rezultate”, ka shkruar Thaçi.
Gjatë ditës së djeshme, Bashkimi Evropian ka reaguar pas paralajmërimit të kryeministrit të, Albin Kurti për heqjen e taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.
BE-ja e ka cilësuar si një hap pozitiv heqjen e taksës që qonë drejtë rifillimit të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ky hap mund të ketë një efekt pozitiv në rivendosjen e tregtisë rajonale dhe të ofrojë një hapje për rifillimin e dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, thuhet në reagimin e BE-së.
Mirëpo këtë vendim të kryeministrit Kurti nuk e ka përkrahur i dërguari special i presidentit amerikan, Donald Trump. Richard Grenell.
Përmes një postimi në Twitter, Grenell kishte shkruar se nuk e përkrah këtë vendim të qeverisë së Kosovës. Ai ka thënë se taksa duhet të hiqet plotësisht, shkruan Insajderi.
”Ne nuk e mbështesim heqjen e pjesërishme të masës nga kryeministri Kurti. Pozicioni ynë është mjaft i qartë: tarifat duhet të bien plotësisht. Z. Kurti është duke bërë një gabim serioz – dhe kjo u bë e qartë për Presidentin Thaçi në Shtëpinë e Bardhë sot”, kishte shkruar Grenell