Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka vizituar shkollën e mesme të arteve “Odhise Paskali” në Pejë, ku takoi nxënësit e kësaj shkolle.
Osmani kërkoj nga nxënësit që mos të dorëzohen pavarësisht sfidave në Pejë e Prishtinë.“Suksese të gjithëve mos u dorëzoni pavarësisht sfidave. Besoj se do të na bëni krenar edhe jashtë kufijve të Kosovës”.
Ajo me ketë rast ka ftuar nxënësit që punimet e tyre në pikturë t’i ekspozojnë në Kuvendin e Kosovës. Bujar Kelemendi, drejtori i kësaj shkolle, informoi kryeparlamentaren Osmani lidhur me aktivitetet e shkollës dhe obligimet që kanë nxënësit.Osmani ka vizituar edhe objektin e ti të kësaj shkolle e cila pritet të filloj punën në shtator.