Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Dukagjin, ka njoftuar se Qerim Kelmendi i vrarë dje në Pejë nga persona të panjohur deri më tani, do të varroset nesër në Kompleksin Memorial në Gllogjan.
Njoftimi i plotë:
Agjenda për varrimin e Luftëtarit të orëve të para të UÇK-së, Qerim Kelmendi – Dema
E shtunë 29 shkurt
Ora 13:00-14:00 Homazhe në qendër të qytetit Pejë (sheshi Shkelzen Haradinaj)
Ora 15:00 Ceremonia e varrimit në Kompleksin Memorial në Gllogjan
Këshilli Organizues – OVL UÇK DUKAGJIN
