• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 29 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Konjufca merr pjesë në takimin vjetor të Ministrave të Punëve të Jashtme të Visegrad Group

J G nga J G
28 February 2020
në Kosovë, Politikë
0 0
0
Konjufca merr pjesë në takimin vjetor të Ministrave të Punëve të Jashtme të Visegrad Group
2
SHPERNDARJE
34
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, sot ka marrë pjesë në takimin vjetor të Ministrave të Punëve të Jashtme të Visegrad Group ( Çekia, Sllovakia, Hungaria dhe Polonia) dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, nën kryesimin e radhës të Republikës së Çekisë.

“Në Takimin e Ministrave përveç pjesëmarrësve të tjerë morën pjesë edhe ministrat e punëve te jashtme të Republikës së Kroacisë, në cilësinë e kryesuesit të radhës të BE-së, të Sllovenisë dhe përfaqësuesi i Austrisë si dhe Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i BE-së, Olivér Várhelyi”, u tha në njoftim.

Postimi i plotë i Glauk Konjufcës në Fecebook:

Sot kam marr pjesë në Takimin vjetor të Ministrave të Punëve të Jashtme të Visegrad Group ( Çekia, Sllovakia, Hungaria dhe Polonia) dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, nën kryesimin e radhës të Republikës së Çekisë.

Në Takimin e Ministrave përveç pjesëmarrësve të tjerë morën pjesë edhe ministrat e punëve te jashtme të Republikës së Kroacisë, në cilësinë e kryesuesit të radhës të BE-së, të Sllovenisë dhe përfaqësuesi i Austrisë si dhe Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i BE-së, Olivér Várhelyi.

Në fjalën e tij të hapjes, Ministri i Jashtëm i Republikës së Çekisë, z. Tomáš Petříček, ka theksuar se Grupi i Visegradit dhe vendi i tij janë përkrahësit më të fuqishëm të procesit të zgjerimit të BE- së dhe nënvizoi se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE është një përparësi afatgjatë për V4. Ai shfaqi shpresën e tij se BE-ja ‘ nuk do të ngecë në fillimin e negociatave të pranimit’.

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi, në prezantim të strategjisë së re të zgjerimit të BE- së fillimisht theksoi se Ballkani Perëndimor është i rrethuar nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe prandaj është në interesin gjeostrategjik të BE-së ta fus këtë rajon në BE.

Duke prezantuar metodologjinë e re të negociatave për anëtarësim, Komisioneri Várhelyi tha se Ballkani Perëndimor është përparësi për Komisionin i cili po punon në një metodologji të rishikuar për ‘ta bërë politikën e zgjerimit më të besueshme, të parashikueshme, dinamike dhe me një udhëheqje më të fortë politike’. Sipas tij së shpejti do të prezantohet një projekt mbi përparimin e reformës për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me qëllim të hapjes së negociatave të pranimit. Ai giithashtu foli edhe për zhvillimin e një plani ekonomik dhe të investimeve si kontribut në Samitin BE-Ballkan Perëndimor në Zagreb në muajin maj.

Në këtë takim kam vlerësuar punimet e Takimit Ministror dhe kam vlerësuar kontributin e vendeve të V4 si thelbësor për një arkitekturë moderne të BE-së por njëkohësisht kam thënë se është edhe një motivim për të gjithë të tjerët në rrugën e tyre të anëtarësimit në BE.

Duke folur për bashkëpunimin ju kam treguar se Republika e Kosovës i mirëpret përpjekjet e BE-së dhe të vendeve individuale për të vazhduar angazhimin në Ballkanin Perëndimor në kohën kur po përballemi me shumë sfida.

Në këtë rrafsh në shpresojmë të shohim hapa konkret në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe hapjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Paralelisht me këtë, zbatimi i projekteve infrastrukturore të Procesit të Berlinit më shpresë do të sjellë rezultatet e para që do të fuqizojnë zhvillimin ekonomik në rajonin tonë dhe ne jemi shumë të interesuar për të punuar në fushën e mobilitetit dhe të konektivitetit”.

Ndër tjera kam theksuar se është me rëndësi të posaçme gjithpërfshirja, trajtimi i barabartë dhe krijimi i mundësive të barabarta për të siguruar se secili do të përfitojë nga këto mundësi.

Në fund kam thënë se për Kosovën është më rëndësi bashkëpunimi rajonal duke theksuar se Kosova është në mesin e vendeve të para së bashku me Maqedoninë e Veriut që ka bërë demarkimin e kufirit dhe Kosova është vendi i parë që ka përfunduar edhe një proces tjetër të demarkimit me një vend tjetër të ish-Jugosllavisë.

Gjithashtu kam treguar që Kosova është e përkushtuar që ta vazhdojë këtë rrugë por gjithashtu Kosova do që të ketë mundësinë të përçojë porosinë tek qytetarët e saj se kjo përpjekje është pranuar edhe nga BE-ja dhe njëkohësisht të ketë mundësinë që të shoh qytetarët e saj të jenë të trajtuar në të njëjtën mënyrë si edhe të gjitha vendet e tjera fqinje, duke filluar me lirinë e lëvizjes me BE-në dhe me vendet e tjera të rajonit të Ballknait Perëndimor.

Ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor theksuan rëndësinë e Takimit Ministror dhe theksuan përkushtimin e vendeve të tyre për rrugën evropiane. Ata thanë se perspektiva evropiane per gjithë Ballkanin Perëndimor duhet të jetë e hapur dhe e qartë dhe kërkuan angazhim më të madh të Be-së në rajon.

Ministrat e V4 në një deklaratë të tyre vlerësuan se takimi në Pragë u dha mundësinë që të shprehin mbështetjen afatgjatë dhe pa ekuivoke për përpjekjet e partnerëve të Ballkanit Perëndimor për t’u anëtarësuar në BE. V4 mbetet e përkushtuar për të ruajtur dhe forcuar besueshmërinë e procesit të zgjerimit të BE-së që është mjeti më i mirë për të siguruar stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin në rajon. Anëtarësimi në vendet e Ballkanit Perëndimor në BE është një qëllim i përbashkët strategjik i rajonit dhe BE-së.
V4 vazhdon të mbështesë aspiratat e anëtarësimit në BE të të gjithë partnerëve të Ballkanit Perëndimor. /InLajmi/

 

Tags: Glauk KonjufcaMJVisegrad Group
Postimi i mëparshëm

Shtëpia e Bardhë: Media bën panik për koronavirusin, për të dëmtuar Trumpin

Postimi tjetër

Arsyet pse duhet të konsumojmë kungull

Të ngjajshme Postime

Gërvalla thotë se në Mitrovicë po përplasen koncepti i Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit
Politikë

Gërvalla thotë se në Mitrovicë po përplasen koncepti i Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit

29 October 2025
Krasniqi priti në selinë e PDK-së Rainer Rudolph, diskutuan për zhvillimet politike në vend
Politikë

Krasniqi priti në selinë e PDK-së Rainer Rudolph, diskutuan për zhvillimet politike në vend

29 October 2025
“KFOR-i shtyllë kyçe e sigurisë në Ballkan”, thotë ambasada gjermane
Kosovë

“KFOR-i shtyllë kyçe e sigurisë në Ballkan”, thotë ambasada gjermane

29 October 2025
1 muaj paraburgim për prokurorin Beqë Shala që dyshohet për marrje ryshfeti
Kosovë

1 muaj paraburgim për prokurorin Beqë Shala që dyshohet për marrje ryshfeti

28 October 2025
Sindikata e punëtorëve të RTK-së thirrje deputetëve që të sigurojnë alokimin e buxhetit për RTK-në
Kosovë

Sindikata e punëtorëve të RTK-së thirrje deputetëve që të sigurojnë alokimin e buxhetit për RTK-në

28 October 2025
Hamiti: Albin Kurti pushtetin e do, shtetin e Kosovës jo
Politikë

Hamiti: Albin Kurti pushtetin e do, shtetin e Kosovës jo

28 October 2025
Postimi tjetër
Arsyet pse duhet të konsumojmë kungull

Arsyet pse duhet të konsumojmë kungull

Lajmet e fundit

Palltot me shall për vjeshtë: Këto janë modelet më të bukura që mund t’i kopjoni menjëherë

Palltot me shall për vjeshtë: Këto janë modelet më të bukura që mund t’i kopjoni menjëherë

29 October 2025
Simbol i perandorisë që ra, kurora e diamantit e Napoleonit del në ankand

Simbol i perandorisë që ra, kurora e diamantit e Napoleonit del në ankand

29 October 2025
Shembet ndërtesa 7-katëshe në Turqi, një familje mbetet nën rrënoja

Shembet ndërtesa 7-katëshe në Turqi, një familje mbetet nën rrënoja

29 October 2025
Nuk e fitoi “Dancing With the Stars Albania”, Elhaida Dani: Mendoj se më ishte bërë e padrejtë

Nuk e fitoi “Dancing With the Stars Albania”, Elhaida Dani: Mendoj se më ishte bërë e padrejtë

29 October 2025
Refuzoi të fliste për lidhjen me të, Ilnisa Agolli i kundërpërgjigjet Meriton Mjekiqit

Refuzoi të fliste për lidhjen me të, Ilnisa Agolli i kundërpërgjigjet Meriton Mjekiqit

29 October 2025
OVL-UÇK proteston më 16 nëntor në Strasburg, para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

OVL-UÇK proteston më 16 nëntor në Strasburg, para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës

29 October 2025
Gërvalla thotë se në Mitrovicë po përplasen koncepti i Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit

Gërvalla thotë se në Mitrovicë po përplasen koncepti i Hashim Thaçit dhe Albin Kurtit

29 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu