28 Shkurti është dita e 59 e vitit, deri në fund të tij janë edhe 306 ditë.
Ngjarje
364 – Valentinian I u zgjodh Perandor i Romak.
1533 – Lindi Michel Eyquem de Montaner – Montaigne – (vd. 1592) shkrimtar më me ndikim i Rilindjes franceze. Ai njihet për popullarizimin e eseve si zhanër letrar, dhe cilësohet si ati i skepticizmit modern. Montaigne u bë i njohur për aftësinë për të ndërthurur mendimin serioz intelektual me anekdota të zakonëshme nga jeta e tij personale – libri i tij voluminoz “Essais” (persiatje ose gjykime) përmban, edhe sot, disa nga esetë më me ndikim të shkruara ndonjëherë. Montaigne influencoi drejtpërdrejt shkrimtarë e filozofë në të gjithë botën, përfshi Deskartes, Paskal, Shakespeare, Ruso, Emerson, Nietzsche, Zweig, etj. Në kohën e tij, Montaigne admirohej më shumë si burrë shteti sesa si autor. Në esenë “Me mjete të ndryshme ne arrijmë të njëjtin përfundim”, Montaigne flet edhe mbi heroin kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti Skenderbeu dhe tregon se; “në një rast Skënderbeu i zemëruar po ndiqte një ushtar të tij për ta vrarë, ngaqë ky kishte guxuar ta fyente. Pas shumë thirrjeve dhe lutjeve për ta falur, kur pa se asnjëra prej tyre nuk e zbuti zemërimin, ushtari vendosi të nxirrte shpatën dhe t’i dilte përballë prijësit të tij. Guximi i ushtarit bëri që Skënderbeu të ndalej dhe zemërimi t’i zbutej përballë burrërisë. Ai ia fali jetën ushtarit, madje kurrë nuk ia kujtoi fyerjen që i kishte bërë…”
1646 – Puritanë e krishterë në koloninë Masaçusest nxjerrin në gjyq besimtarin Roger Skott nën akuzat se e kishte zënë gjumi gjatë një shërbese kishtare.
1692 – Fillon Gjuetia e shtrigave – histeria që përfshiu fshatin Salem, Masaçusets, ishte mbjellur në janar, kur një grup vajzash të reja filluan të shfaqnin sjellje të çuditshme; konvulzione, qeshje pa shkak, ulërima blasfemuese dhe ekstazë. Mjekët që u thirrën për të ekzaminuar vajzat nuk mundën të shpjegonin se ç’po ndodhte. Në shkurt, të gjithë banorët e fshatit filluan të luteshin dhe agjëronin për të shpëtuar nga ndikimi i djallit. Vajzave iu bë presion të tregonin; njera, pranoi se e kishte parë djallin herë si derr dhe herë si qen të madh; por më shqetësuesja që ajo tregoi ishte mbi një konspiracion magjistaresh ose shtrigash në Salem. Kështu filloi “gjuetia e shtrigave” gjatë së cilës shumë gra u akuzuan, u hetuan, u gjykuan dhe u dënuan me vdekje. Në pak muaj (shkurt – shtator) 19 vajza u varën, njëra vdiq nën peshën e gurëve, 4 vdiqën në pritje të gjykimit. Në fund të vitit, me urdhër të guvernatorit kolonial, gjykata u shpërnda dhe gjyqet u ndërprenë.
1704 – Elias Neau, francez, hapi shkollën e parë për zezakët në qytetin e Nju Jorkut. I lindur në Francë nga prindër kalvinistë, Neau iku në Indiet Perëndimore së bashku me protestantë të tjerë francezë në vitin 1679 për t’i shpëtuar persekutimit fetar Kalendari i Kishës Episkopale përmban një ditë feste (7 shtator) për Elias Neaun. Kisha Trinity Wall Street e shënon këtë festë me një shërbim të veçantë për të nderuar njeriun që luajti rol të madh në fillim të historisë së qytetit të Nju Jorkut.
1759 – Papa Klementi XIII lejon që Bibla të përkthehet në gjuhë të ndryshme.
1835 – Dr Elias Lonnrot publikon poemën epike finlandeze “Kalevala”, e cila luajti rol të rëndësishëm në zhvillimin e identitetit kombëtar finn, dhe në forcimin e ndjenjës së shtetësisë që përfundisht çoi në pavarësinë e Finlandës nga Rusia në vitin 1917. Lonnrot botoi versionin e parë të quajtur Kalevala e Vjetër. Versioni i njohur sot u botua në vitin 1849 dhe përbëhet nga 22.795 vargje, i ndarë në 50 këngë. Titulli mund të interpretohet si “Vendi i Kalevas”
(shqipërim)
“Na ishte një here një plak i moçëm,
përjetësisht i urtë, gjithmonë i drejtë,
Vainamein, jetonte në Vainalasën pjellore
Të Kalevas, dhe këndonte për njerëzit
Ditëtëve të arta, dhe netëve tregonte
Histori të lashta, të fillimeve të largta sot
Fëmijët s’i këndojnë, s’i kuptojnë as të rriturit
Flokëzbardhur në këto troje të shkreta.”
1870 – Peshkopata bullgare themelohet me dekret të Sulltan Abd-ul-Aziz të Perandorisë Osmane. Ky ishte rezultat i drejtpërdrejtë i përpjekjeve të bullgarëve ortodoksë kundër dominimit të Patriarkanës greke të Kostandinopojës në vitet 1850 dhe 1860. Në 1872, Patriarkana e akuzoi Peshkopatën bullagare se po fuste karakteristika etno-kombëtare në organizimin fetar të Kishës Ortodokse, dhe shkëputja nga Patriarkana u dënua si përçarëse. Megjithatë, udhëheqësit fetarë bullgarë vazhduan për të zgjeruar kufijtë e Peshkopatës brenda Perandorinsë Osmane, duke kryer plebishite në zonat e kontestuara nga të dy Kishat. Në këtë mënyrë, në luftë për njohjen e një Kishe autoqefale, kombi modern bullgar u krijua – në perandorinë osmane – me emrin “Bulgar Millet”.
1879 – “Eksodi e vitit 1879” – zezakët jugorë i ikin shfrytëzimit politik dhe ekonomik. Kjo valë migrimi ishte e papritur për shumë amerikanë të bardhë. Në kohën e Eksodit në Kansas, ethet e verdha prekën rëndë shumë qytete përgjatë lumenjve Misisipi. Kjo shkaktoi alarm në qytete të mëdha që vendosën masa kuarantine për të shkurajuar migrantët e ardhshëm. Exodi nuk u prit mire edhe nga disa afrkanë amerikanë. Frederick Douglass (1818 – 1895), reformator shoqëror afrikano-amerikan, orator, shkrimtar, burrë shteti, i arratisur nga skllavëria, ishte një kritik i kësaj lëvizjeje; Ai mendonte se lëvizja ishte i papërshtatshme për kohën dhe e organizuar keq.
1900 – U themelua Federata Gjermane e Futbollit
1917 – The Associated Press njofton se Meksika dhe Japonia do të bëheshin aleatë me Gjermaninë nëse Shtetet e Bashkuara hynin në Luftën I Botërore
1935 – Naljoni u shpik nga Wallace Carothers.
1947 – Incidenti 228: Në Tajvan çrregullimi civil u shua duke vrarë rreth 30,000 njerëz.
1961 – Presidenti John Kenedi emëron Henry Kissingerin si këshilltar të posaçëm.
1974 – Pas shtat vitesh ShBA-të dhe Egjipti ri filluan lidhjet diplomatike.
1986 – U vra kryeministri i Suedisë Olof Palme.
1991 – Përfundoi lufta e parë e Gjirit.
1997 – Duhanpirësit duhet të provojnë se janë mbi 18 vjeç për të blerë cigare në SHBA.
1997 – Në Iran tërmeti shkatrroi 20 fshatra dhe shkaktoi reth 1000 viktima në njerz.
1998 –Lufta e Kosovës: Policia serbe fillon ofensivën kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Lufta e Kosovës ishte konflikt i armatosur në Kosovë, që zgjati nga 28 shkurt 1998 deri më 11 qershor 1999. Ajo u luftua nga forcat e Republikës Federale të Jugosllavisë dhe grupi kryengritës i armatosur i shqiptarëve të Kosovës, i njohur si UÇK, me mbështetje ajrore nga NATO. Lufta përfundoi me Traktatin e Kumanovës, ku forcat jugosllave ranë dakort të tërhiqen nga Kosova për t’i hapur rrugën një pranie ndërkombëtare.
1998 – Beteja e Likoshanit dhe Qirezit.
1998 – Në Ticë të Drenicës u themelua ambulanca e parë e UÇK-së, mandej kaloi në Likoc ku më vonë u themelua edhe spitali i parë ushtarak.
Lindje
- 1833 – Alfred von Schlieffen, gjeneral gjerman
- 1840 – Carl Menger, ekonomist i famshëm austriak, që konsiderohet themelues i shkollës Austriake të ekonomisë.
- 1901 – Linus Carl Pauling, kimist amerikan
- 1954 – Enver Petrovci, aktor dhe regjisor shqiptar
Vdekje
- 1648 – Christian IV, mbret i Danimarkës dhe Norvegjisë*
- 1869 – Alphonse de Lamartine, shkrimtar dhe politikan francez.
- 1896 – Ante Starčević,letrar dhe politikan kroat.
- 1936 – Charles Jules Henri Nicolle, mjek dhe nobelist francez.
Festa dhe përvjetore
- 1922 – pavarësia e Egjiptit