Për vrasjen makaber të ish luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendi ka reaguar edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi, duke e cilësuar ngjarje tronditëse, shkruan InLajmi
Thaçi u bëri thirrje urgjente institucioneve përkatëse të ligjit që ta zbardhin rastin dhe kryesit e saj të vendosën para drejtësisë, Thaçi i ka shprehur ngushllimet Familjes Kelmendi, këtë e ka thënë përmes një shkrimi në rrjetin social facebook.
Postimi i plotë:
“Vrasja tinëzare e Qerim Kelmendit, njërit prej luftëtarëve më të hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte tronditëse për mua dhe të gjithë qytetarët e Kosovës. I bëj thirrje urgjente institucioneve të rendit dhe ligjit, që ta zbardhin këtë vrasje të tmerrshme sa më shpejtë që është e mundur dhe kryesit e saj të vendosën para drejtësisë. Familjes Kelmendi dhe gjithë bashkëluftëtarëve të Qerimit u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta, duke i siguruar se do t’i përdorim të gjithë mekanizmat ligjorë të shtetit për ta zbardhur këtë vrasje mizore! HTH” /InLajmi/