Qeveria e Kosovës nuk do të mbajë mbledhjen e paraparë për sot në orën 16:00, shkruan InLajmi
Përmes një njoftimi për media u bë e ditur që kryeministri Albin Kurti do të takohet me kabinetin qeveritar nesër.
“Ju njoftojmë se mbledhja e Qeverisë e paraparë të mbahet sot, 27 shkurt 2020, prej orës 16:00, shtyhet për nesër, 28 shkurt në orën 12:00” thuhet në njoftim.
Më shumë detaje nuk janë bërë të ditura /InLajmi/